Akreditime dhe certifikime

Laboratori Avicena posedon Certifikatë ndërkombëtare për akreditim për cilësi dhe kompetencë të laboratorëve mjekësorë konform standardit  MKC EN ISO 15189:2013

 

Laboratori Avicena është një nga laboratorët e parë në hapësirat tona i cili fitoi Certifikatë për akreditim për cilësi dhe kompetencë të laboratorëve mjekësore konform standardit MKC EN ISO 15189:2013.

Akreditimi i laboratorit specialistik diagnostikues ishte zbatuar nga ana e Institutit për akreditim të Republikës së Maqedonisë, që është anëtar i ILAC (International Laboratory Accreditation Cooperation) dhe IAF (International Accreditation Forum) nga ana e Komisionit Ndërkombëtar.

 

Kjo paraqet edhe një vegël për vlerësim objektiv dhe kontroll e siguri plotësuese në saktësinë e  analizave të përpunuara dhe rezultateve të dhëna, dhe me këtë Laboratori Avicena edhe një herë konfirmoi se i përmbush kërkesat e parashikuara me standardet kombëtare, evropiane, dhe ndërkombëtare, dhe të gjitha kërkesat plotësuese, të nevojshme për kryerjen e veprimtarive specifike laboratorike.

 

EQAS (External Quality Assurance Service) - KONTROLL TË RREGULLT TË JASHTËM TË CILËSISË NGA INSTITUCIONE TË HUAJA 



Laboratori Avicena është pjesë e programit EQAS ( External Quality Assurance Services) për kontroll të rregullt të jashtëm mujor.

Laboratori Avicena ka krijuar Sistem për mirëmbajtje të cilësisë me të cilin sigurohet se ruhen standardet e detyrueshme dhe të pranuara në mënyrë botërore në mjekësinë laboratorike.

Çdo ditë, në mënyrë rutine kryhet kontroll i rregullt i brendshëm i të gjitha sistemeve të automatizuara laboratorike. Gjithashtu, laboratori është pjesë edhe e disa programeve për kontroll të rregullt të jashtëm të cilësisë së laboratorëve mjekësorë, gjatë të gjithë vitit, sipas intervaleve kohore të sakta dhe rreptësisht të përcaktuara nga disa institucione të huaja:

 

INSTAND e.V Gjermani për analiza mikrobiologjike dhe ajo: bakteriologji komplete me identifikim dhe ndjeshmëri, parazitologji, mikologji, serologji dhe interpretim të rezultateve dhe UK NEQAS Microbiology (United Kingdom National External Quality Assessment Service), për analiza plotësuese bakteriologjike me identifikim, ndjeshmëri dhe interpretim të rezultateve.             

 

INSTAND e.V Gjermani, për kontroll dhe siguri plotësuese në saktësinë e analizave të përpunuara dhe në rezultatet e dhëna nga fusha e biokimisë, imunologjisë, hematologjisë, citologjisë, hemostazës, jonometrisë.

 

Programet për kontroll të jashtëm për punën dhe performancat e një laboratori janë të pranuara në të gjithë botën, si vegël e domosdoshme për vlerësim objektiv.

 

Në këtë mënyrë arrihet kontroll dhe siguri plotësuese në saktësinë e analizave të përpunuara dhe në rezultatet e dhëna.

 

Si liderë në krijimin e sistemeve për kontroll të jashtëm, programet NEQAS janë të akredituara me qëllim që t’u përgjigjen të gjitha standardeve të detyrueshme për një laborator klinik.



Certifikata EQAS për kontroll të jashtëm të cilësisë