Regjistrohuni në garën e femrave Avicena 2019

Me kënaqësi ju informojmë që në mënyrë tradicionale edhe këtë vit, Laboratori Avicena është sponsor i titulluar i GARËS SË FEMRAVE AVICENA për këtë vit që është e shtata sipas radhës dhe që do të mbahet më 31.03.2019 në Parkun e qytetit.

Gara e femrave çdo vit merr vrull gjithnjë e më të madh dhe bëhet ngjarje e rëndësishme për ndërgjegjësimin për zakone të shëndetshme dhe avancimin e shëndetit. Këtë vit pritet që mbi 2.000 konkurruese të marrin pjesë në garën më pozitive në Shkup - Gara e Femrave Avicena e cila ka hyrë në kalendarin e Asociacionit Europian të Atletikës.

 

PROPOZIMET PËR GARËN E GRAVE AVICENA 2019:


Data e mbajtjes:  31 mars 2019 –  të dielë
Vendi:  – Bul. Ilinden, Fontana Lotus
Fillimi i eventit: 09.30- Aerobi
Starti i garës: 10.00 – Garë në 3.000 metra (1 rreth në bul. Ilinden)
Linku për regjistrim: www.smartrace.club (regjistrimi fillon më 23 janar 2019 në orën 09.00)
E drejta e pjesëmarrjes: Pjestare të gjinisë femërore pa kufizim të moshës
Afati i regjistrimit: jo më vonë se 28 mars 2019

 

Programi

 

Eventi është i parashikuar që të mbahet sipas këtij rendi:

 

09.30 - Ushtrime aerobike për nxemje
10.00 - Start i garës 3 km
10.40 - Ushtrime për tërheqje dhe relaksim
10.55 - Shpallja e më të mirave
11.10 - Llotari

 

 Tarifa e regjistrimit

 

deri  15.02.2019 / 150 denarë
deri  15.03.2019 / 200 denarë
deri  28.03.2019 / 250 denarë

 

Regjistrohuni deri në datën 14. Mars dhe emri juaj do të shkruhet në numrin e startit. 

Afati i regjistrimit zgjat deri më 28. Mars. Në ditën e garës nuk është i mundur regjistrimit. 

Marrja e numrave të startit do të jetë më 29 dhe 30 mars, dhe lokacioni do të jetë i publikuar në mënyrë plotësuese.

 

Produkt plotësues

 

Bluzën Dry-fit me logon e garës mund ta blini si produkt plotësues me çmim prej 400 denarë jo më vonë se 28 shkurt 2019. 

100 denarë nga çdo bluzë e shitur do të shkojnë për qëllime humanitare.

 

Paketa e startit

 

·         numër starti me çip

·         paketë digjitale starti – eventbaxx

·         ujë

·         pjesëmarrje në llotari

·         dhurata nga sponsorët

Kategoritë

 

deri 12 vjet
deri 14 vjet
deri 18 vjet
deri 30 vjet
deri 40 vjet
deri 50 vjet
50+ vjet

Përshkrimi i udhës

 

Starti dhe fundi do të jenë në bul. Ilindenska para Fontana Lotus dhe do të vrapohet një rreth prej 3 km në bul. Ilindenska.

Udha do të jetë e siguruar dhe e shënuar dhe do të ketë vullnetarë të vendosur, dhe në 1,5 km do të ketë edhe pikë kontrolli për çipat.