E RE! BabyТest Plus/Advanced, testi më i kompletuar prenatal joinvasiv

E RE! BabyТest Plus/Advanced

 

Testi më i kompletuar prenatal joinvasiv për detektimin e çrregullimeve kromozomale me analizë të ADN-së së fetusit nëpërmjet gjakut të nënës

 

 

Me kënaqësi ju informojmë se në Laboratorin Avicena filloi të punohet BABYTEST Plus/Advanced. Ky test nga prodhuesi Sistemas Genоmicos është testi më i kompletuar prenatal joinvasiv për detektimin e çrregullimeve kromozomale me analizë të ADN-së së fetusit nëpërmjet gjakut të nënës.

 

Çfarë paraqet testi Babytest Plus/Advanced?

Testi BABYTEST Plus/Advanced është test prenatal joinvasiv për detektim të çrregullimeve më të shpeshta kromozomale tek fetusi. Ky test kryen analizë të ADN-së së fetusit, që gjendet në gjakun e nënës.

ADN-ja jonë i bart të gjitha informacionet gjenetike që janë të nevojshme për shëndet të mirë dhe zhvillim të rregullt. Ajo përbëhet në formë të 23 çifteve të kromozomeve në qelizat tona. Gjatë kohës së shtatzënisë, mund të shfaqen anomali kromozomale dhe të ndikojnë mbi zhvillimin dhe shëndetin e foshnjës.

Gjatë kohës së shtatzënisë, sasi të vogla të ADN-së së foshnjës kalojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut të nënës. Teknologjia e re mundëson izolim të kësaj ADN-je dhe sekuencionimin e plotë gjenomik të saj, që jep informacione për anomalitë eventuale kromozomale.

 

Test i sigurt dhe preciz, pa asnjë rrezik për nënën dhe fetusin!

Testimi prenatal konvencional për anomali kromozomale të fetusit përfshin testim të mostrës nga spazma korionike ose amniocentezë. Këto procedura janë shumë invasive dhe bartin rrezik të zmadhuar për nënën dhe për foshnjën.

Laboratori Avicena ju mundëson testim prenatal joinvasiv që ofron detektim të shpejtë dhe të saktë të anomalive më të shpeshta kromozomale.

Testi BABYTEST Plus/Advanced kryhet nëpërmjet mostrës individuale të gjakut nga nëna dhe ofron kombinim të teknologjisë më të re të sekuencionimit paralel masiv, në kombinim me raport të detajuar mjekësor.

 

Cilat çrregullime kromozomale detektohen me BАБЅТest Plus/Advanced?

 

        Trisomia 21, e lidhur me sindromën Down.

        Trisomia 18, e lidhur me sindromën Edwards

        Trisomia 13, e lidhur me sindromën Patau

        Trisomi për kromozomet 16 dhe 22, më shpesh të lidhura me aborte spontane, si edhe lloje të tjera më të rralla të aneuploidive, si ato të kromozomeve 9 dhe 15

      Aneuploidi të kromozomeve gjinore

·         Sindromë Turner (prani të vetëm një kromozomi X)

·         Sindromë Klinefelter (XXY)

·         Sindromë e kromozomit të trefishtë Х

·         Polisomi X

                         

 

BABYТest Plus/Advanced është testi më i kompletuar joinvasiv në treg që i analizon të gjitha 24 kromozomet njerëzore nga kariotipi njerëzor.

Testi i vetëm që jep rezultate për trisomi të kromozomeve 16 dhe 22, më shpesh të lidhura me aborte spontane

 

Çfarë do të thonë rezultatet nga BABYTest?

Rrezik i ulët

Mundësi shumë e vogël për çrregullime kromozomale të fetusit nga çdo kromozom i analizuar.

Rrezik i lartë

Mundësi e lartë për çrregullime kromozomale të fetusit në kromozomet e indikuara

 

Pse BABYTest?

PRECIZ - E detekton praninë e aneuploidive kromozomale me siguri të lartë.

I SIGURT - Pa asnjë rrezik për nënën ose foshnjën, sepse është e nevojshme vetëm një mostër gjaku nga nëna.

I BESUESHËM - Institut me mbi 20 vjet përvojë, pionierë në teknikat e sekuencionimit gjenetik.

KOMPLET - BabyTest i analizon të gjitha 24 kromozomet, dhe versioni Advanced identifikon në mënyrë plotësuese 10 mikrodelecione të lidhura me sindroma të njohura gjenetike

 

BABYTest Plus

Analizë të 24 kromozomeve

·         Përcaktim të gjinisë së fetusit

·         Trisomi të 21, 13, 18, 16, 22, 9, 15 dhe aneuploidi të kromozomeve gjinore

 

 

BabyTest Advanced

Analizë të 24 kromozomeve

·         Përcaktim të gjinisë së fetusit

·         Përcaktim plotësues të 10 mikrodelecioneve

 

 

                Plotësisht i sigurt për ju dhe foshnjën tuaj

                Saktësi më e lartë e rezultateve

                Është e nevojshme vetëm një marrje e vetme gjaku

                Mundësi për testim të shtatzënisë me binjakë

                Rezultate për 6-7 ditë pune

 

Kur duhet ta bëj BabyTest?

                        Testohet nga java e 9 - 18 e shtatzënisë

 

Si duhet ta bëj BabyTest?

                        Merret mostër (gjak vene) në Laboratorin Avicena

                        Rezultati bashkë me raport komplet mjekësor, fitohet për 6-7 ditë pune

 

BabyTest Plus - 33.200,00 MKD

BabyTest Advanced - 36.900,00 MKD

 

Për të gjitha informacionet plotësuese, kontaktoni Laboratorin Avicena ose konsultohuni me gjinekologun tuaj.

 

PYETJE PLOTËSUESE QË MUND T’JU NDIHMOJNË NË LIDHJE ME BABYTEST Plus/Advanced