Pyetje më të shpeshta të parashtruara

 

A DUHET TË PRENOTOHET ARDHJA NË LABORATORIN TUAJ?

 

Jo prenotimi nuk është i nevojshëm. Pacientët pranohen gjatë gjithë ditës,  në orarin e rregullt të punës së laboratorëve.

 

A BASHKËPUNONI ME FONDIN PËR SIGURIM SHËNDETËSOR TË R. SË MAQEDONISË?

 

ISHP Laboratori Avicena ka lidhur kontratë me Fondin për sigurim Shëndetësor të R.M, për përpunim të analizave laboratorike me rekomandim të mjekut- formulari LU-1, të  lëshuar nga mjeku i përzgjedhur për mbrojtje primare shëndetësore. Pacienti e realizon të drejtën  që t’i  përpunojë këto analiza në barrë të fondit,  vetëm me rekomandim të vlefshëm nga  mjeku amë, vetëm laboratori në lokaconin bul. 8 Shtatori nr.2 (Kompleksi Maqedonia, mbrapa Vero 2 Taftalixhe) ka lidhur kontratë me  Fondin për sigurim Shëndetësor të R.M.

 

SI DUHET TË PËRGATITEM  PARA KRYERJES SË TESTIT?

 

 A duhet të ha para testimit? Çdo pacient kërkon një regjim të veçantë në varësi të llojit të analizës që duhet ta kryejë. Lexoni më shumë në pjesën për PËRGATITJE  PËR  ANALIZA  LABORATORIKE.

 

A KRYENI VIZITË SHTËPIAKE PËR PACIENTËT QË NUK JANË NË MUNDËSI TË VIJNË NË LABORATOR?

 

Po!  Laboratori Avicena është këtu që tju dalë përkrahë, në rehatinë e shtëpisë tuaj. Që të prenotoni Vizitë Shtëpiake,  telefononi  në nr. e tel: 02/3179 001, të paktën një ditë më parë! 

A MUND TË  INFEKTOHEM ME  HEPATITIS DHE VIRUSIN AIDS GJATË KOHËS  SË MARRJES SË GJAKUT PËR ANALIZA?

 

Absolutisht jo! Proçesi i marrjes së gjakut dhe ndonjë lloji tjetër të matrialit është i tillë, që gjithmonë përdoren shirigna sterile dhe pajisje të tjera të paketuara individuale dhe janë për një përdorim, që më vonë magazinohen në mënyrë përkatëse  në mbeturinat mjekësore speciale.

Kur bëni testim  të  gjakut, asgjë nuk hyn në organizmin Tuaj. Gjaku merret në epruveta speciale në të cilat ka vakum, kështu që shiringa sterile do të hyjë në enën e gjakut, gjaku direkt nga vena e mbush epruvetën.

PËRSE KËRKONI SHUMË INFORMACIONE PËR  PACIENTIN?

 

Duhet të jemi të sigurtë që e identifikojmë secilin prej pacientëve, sipas emrit , dates së lindjes dhe adresës etj. Vlerat e analizave laboratorike  kanë vlera referente të ndryshme në varësi të gjinisë dhe moshës, prandaj është e domosdoshme që të dihen. P.Sh rezultati laboratorik i  ndonjë  analize që është normal  për një njëri në moshë 60 vjeçare mund te dalë jashtë kornizave të vlerave normale  për një fëmijë 5 vjeçare.

Nëse mjeku kërkon të bëhen analiza të caktuara ne duhet të kemi  informacione për vaktin Tuaj të fundit si edhe për termin të fundit të marrjes së medikamenteve. 

 

SA GJATË PRITEN REZULTATET?

 

Në varësi të llojit të testeve që mjeku  i ka përcaktuar, është e nevojshme kohë  e ndryshme për marrjen e rezultateve. Pjesa më e madhe e rezultateve merren brenda ditës ose në afat prej 24 orësh, derisa disa analiza kërkojnë periudhë më të gjatë. Ekziston mundësi për përpunim të  analizave  urgjente në afat prej 30 minutash deri në 4 orë, në varësi nga lloji i analizës.

Analizat mikrobiologjike kërkojnë kohë më të gjatë për lëshimin e rezultatit përfundimtar.

(është e nevojshme kohë që të identifikohet ndonjë mikrorganizëm i caktuar përderisa  ekziston në mostrën  dhe përcaktimin të ndjeshmërisë  së tij ndaj antibiotikëve 2-3 ditë)

 

A DO T’I RAPORTONI  DHE SI DO T’I RAPORTONI REZULTATET?

 

Për shkak të mundësisë nga gabim ose interpretim të gabuar të rezultateve, ato nuk njoftohen në mënyrë telefonike. Rezultatet mund t’i dërgojmë direkt në emailin Tuaj të mjekut tuaj, me faks ose mund t’i merrni personalisht. Si pjesë e vaçantë  të anës tonë në pjesën për pacientë  dhe pjesës për mjekë që  shërbejnë për lajmërim  personal dhe shkarkimin  e rezulatateve dhe analizave  laboratorike të përpunuara për çdo pacient.

 

ÇFARË  RËNDËSIE KANË ANALIZAT PËR  MJEKUN?

 

Ju mund të jeni testuar për shkak të arsyeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me problemet që ja keni raportuar mjekut Tuaj- që ta kontrolloni gjendjen e përgjithshme të organizmit, që ta kontrolloni gjendjen  që tashmë është e diagnostifikuar ose të ekzaminohet se si reagon  terpaia tashmë e rekomanduar. Këto janë  disa nga arsyet për shkak të së cilave mjeku kërkon testim laboratorik. Ekzistojnë numër i madh i testeve që kryhen,  si edhe kombinime të ndryshme testesh.

ÇFARË MUND TË KËRKOHET PREJ MEJE TË BËJ NË LABORATOR?

 

Testet laboratorike  shpesh bëhen  nga mostra e gjakut dhe urina. Është e nevojshme të merret sasi e vogël gjaku ose të mblidhet sasia e domosdoshme e urinës. Për pjesën më të madhe të ekzaminimeve laboratorike të gjakut, e domosdoshme është përgatitje që nënkupton marrjen e gjakut ( në stomak bosh) në mëngjes, 12 orë nga vakti i fundit. Kjo është e domosdoshme  sepse konsumimi i ushqimit në periudhë më të shkurtër para marrjes së gjakut çon në ritjen  e përqendrimit të glukozës, kolesterolit, lipideve, proteinave, hekurit dhe metaboliteve të tjerë.


 

A DUHET T’I TREGOJ NDONJËRIT PREJ TË PUNËSUARVE TUAJ QË ASNJËHERË MË PARË NUK KAM BËRË TESTIME TË GJAKUT OSE QË JAM NERVOZ NË LIDHJE  ME KRYERJEN  E KËTIJ TESTI?

 

Ju lutemi, po. Do të bëjmë  gjithçka që Ju të ndiheni rehat dhe do Ju tregojmë gjithçka çfarë duhet të prisni nga vetë ekzaminimi. Sot procedurat e marrjes së gjakut janë shumë të thjeshta, të padhimbshme dhe të shpejta.


 

NËSE KAM DHËNË GJAK MË PARË DHE AJO ISHTE VËSHTIRËSUAR, A DUHET TË JU NJOFTOJ?

 

Ju lutemi, po!Personeli jonë është  shumë profesional, por ne nuk e neglizhojmë faktin që Ju më mirë e njihni organizmin Tuaj. Ju lutemi të na theksoni nëse keni patur çfarë do lloj problemesh në të kaluarën. Do të bëjmë gjithçka që të ndjeheni të sigurt që gjithçka do të jetë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

SA GJAK DUHET TË MERRET: A DO JEM I LODHUR PAS MARRJES SË GJAKUT?

 

Sasia e gjakut që duhet të merret, varet prej llojit të analizave që i kërkon mjeku Juaj. Pajisja laboratorike moderne na mundëson që shumicën e analizave t’i kryejmë me sasi minimale gjaku. Pikërisht për këtë, Ju do të ndjeheni mirë edhe pas marrjes së gjakut do  mund të vazhdoni  me aktivitetet normale të përditshme.

 

NË CILËN MËNYRË MBAHET KUJDES PËR MBETURINAT?

 

Laboratori ynë i respekton të gjitha regullat për mënjanimin e  materialit mjekësor të mbeturinës. Këto regulla sigurojnë  siguri në punën  dhe mbrojtjen e mjedisit njerëzor. Mbeturinat e kontaminuara laboratorike  paketohen dhe transportohen sipas procedurave të veçanta në një vend të caktuar.

 

KU JENI TË LOKALIZUAR?

  

LOKACIONI 1 (Lagj. Taftalixhe) Bul.8 Shtatori  nr.,Lok 1, 1000 Shkup, tel 02/3179-001

LOKACIONI 2 (Aerodrom) Bul.Jane Sandanski nr.7, Lok 4, 1000 Shkup, tel 02/2477-345

LOKACIONI 3 (Tetove) Rr.Bllagoja Toska nr. 222, 1200 Tetovë, tel. 044/355-550, 044/355-551

 

CILI ËSHTË ORARI JUAJ I PUNËS?

 

LOKACIONI 1 (Lagj. Taftalixhe)

 

Të  hënë – Të premte  : ora  07:30 -19:30

Të shtunë : ora 08:00 - 15:00

 

                                                           

LOKACIONI 2 (lagj. Aerodrom)

 

Të hënë – Të premte  : ora  08.00-16.00


Të shtunë : ora 08.00-14.00

 

 

LOKACIONI 3 (Tetovë)

 

Të hënë – Të premte  : ora  07:30 -19:30

Të shtunë : ora 08:00 - 15:00