Analizë e re laboratorike! НЕ-4 + СА-125 (ROMA INDEX)

Me kënaqësi ju informojmë se prej datës 13.2.2018, në Laboratorin Avicena filloi të punohet analiza e re:

 

     HE-4 EIA (përcaktim të përqendrimit të HE-4 në serum)

 

     ROMA INDEX (Risk of Ovarian Malignancy Algorithm) - algoritëm për përcaktim të rrezikut për malinjitet ovarial (malinjitet të vezoreve)

 

HE-4 (human epididymal protein 4) - (proteina e epididimisit njerëzor 4) është biomarker serumi, përqendrimi i të cilit zmadhohet në mënyrë të konsiderueshme tek pacientë me kancer epitelial ovarial dhe ka ndjeshmëri dhe specificitet më të madh se markeri СА-125. Përdoret si ndihmë në diagnostikimin, si edhe në ndjekjen e përgjigjes së terapisë tek pacientë me kancer ovarial.

 

Kur kombinohet së bashku me markerin СА-125, në masë të madhe zmadhohet edhe ndjeshmëria dhe specificiteti i vetë markerit СА-125.

Kombinimi i  НЕ-4 + СА-125 (ROMA INDEX) paraqet vegël të re për diagnostikim diferencial në përcaktimin nëse masa e tumorit në legenin e vogël është beninje ose malinje, si tek gratë në periudhën para menopauzës ashtu edhe tek granë në post-menopauzë dhe mundëson shtresim të rrezikut dhe drejtim për trajtimin e mëtejshëm.

ALGORITMI  ROMA  për përllogaritjen e rrezikut nga kanceri epitelial ovarial përdoret për shtresim të pacienteve në grupe me rrezik të lartë ose të ulët.

 

Gra në periudhën para menopauzës

ROMA > 12.5 % = rrezik i lartë për kancer epitelial ovarial

ROMA ≤ 12.5 % = rrezik i ulët për kancer epitelial ovarial

 

Gra në post-menopauzë

ROMA > 14.3 % = rrezik i lartë për kancer epitelial ovarial

ROMA  14.3 % = rrezik i ulët për kancer epitelial ovarial

 

Çmimi i testit:

Test НЕ-4 EIA  – 1.750,00 den.

ROMA Index (përllogaritje të rrezikut nga kanceri ovarial me përcaktimin e përqendrimit të НЕ-4 + СА-125) - 2.800,00 den.

 

Me respekt,

 

Ekipi i ISHP Laboratori Avicena