E RE! Test gjenetik për intolerancë të laktozës

Të nderuar,

Me kënaqësi ju informojmë se nga dita 22.11.2017, në Laboratorin Avicena filloi të punohet analizë e re:

 

TESTIM GJENETIK PËR INTOLERANCË TË LAKTOZËS

 

* Metoda: PCR-hibridizim revers

Testi kryen identifikim të dy polimorfizmave të lokalizuara në nitronin 9 (С/Т13910) dhe 13 (G/A 22018) të gjenit MCM6, që janë të lidhura me perzistencën e aktivitetit të laktozës tek të rriturt dhe fëmijë mbi 5 vjet.

 

* Rëndësia e testit:

Personat me intolerancë të laktozës nuk janë në gjendje që ta tretin në tërësi sheqerin laktozë në qumësht

Shkaku për këtë është deficiti i enzimës - laktozë që sekretohet në zorrën e hollë. Zakonisht, laktoza në zorrën e hollë tretet në dy sheqerna të thjeshtë - glukozë dhe galaktozë. Në rast të deficitit të laktazës, laktoza kalon në zorrën e trashë e patretur, atje reagon me florën bakteriale normalisht të pranishme dhe shkakton simptoma. Personat me deficit të tillë, 30 minuta deri në 2 orë pas konsumit të produkteve ushqimore ndjenjë fryrje dhe parehati në stomak, dhimbje të definuar keq në stomak, gazra, diarre dhe simptoma të tjera si lodhje të vazhdueshme, përqendrim të dobët, dhimbje koke etj. ku intensiteti i simptomave varet nga sasia e produktit të qumështit që është konsumuar.

 

* Çmimi i testit: 3.300,00 den.

* Mostra e nevojshme: minimumi 1 ml EDTA ose gjak të plotë citrat

 

Për çfarëdo lloj informacionesh ose pyetje plotësuese na kontaktoni në numrat tanë të telefonit 02/3079-700 ose vizitoni faqen www.avicenalab.com.mk.

 

Me respekt,

 

Ekipi i ISHP Laboratori Avicena