Njoftim për rekomandim laboratorik 1 (LU-1)

Ju informojmë se me vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktim të formularëve të parashikuar në Rregulloren për përmbajtjen dhe mënyrën e realizimit të së drejtave dhe detyrave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (G. Zyrtare 200/2018) për ekzaminime laboratorike sipas rekomandimit nga mjeku i zgjedhur të përcaktuara me formularë të rinj – LU1-а, LU1-b dhe LU1-c.

 

Në pajtueshmëri me ndryshimet e lartpërmendura të FSSHM të lidhura me formularët për rekomandim laboratorik (LU-1), ju informojmë se në Laboratorin Avicena (lagj. Taftalixhe) që është e përfshirë në rrjetin e FSSHM DO TË VAZHDOJNË TË PUNOHEN të gjitha analizat biokimike që janë punuar deri tani, dhe janë të përfshira me REKOMANDIM LABORATORIK 1-а (LU1-а) dhe REKOMANDIM LABORATORIK 1-B (LU1-b), pa analizën PSA (antigjeni specifik i prostatës).

 

- Ashtu si deri tani, për ekzaminimin e hemoglobinës së glikoziluar (HbA1C) me shifër të shërbimit BА 4/3 rekomandohen dhe pranohen vetëm pacientë me diagnozë të përcaktuar të diabetes mellitus.

 

- Për ekzaminim të hormonit tireostimulativ (TSH) me shifër të shërbimit BА 11/16 rekomandohen dhe pranohen vetëm pacientë me diagnozë të përcaktuar të Hipotiroidizmit.

 

Për çdo informacion dhe pyetje shtesë, na kontaktoni në numrat tanë të telefonit 02/3179-001, 02/2477-345 dhe 044/355-550 ose vizitoni faqen e internetit www.avicenalab.com.mk.

 

Me respekt,

Ekipi i ISHP Laboratori Avicena