Teste shumë të ndjeshme për detektim molekular të shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe vaginozës bakteriale

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë grup sëmundjesh të shkaktuara nga shkaktarë nga më të ndryshmit. Ekzistojnë më shumë se 30 baktere dhe viruse të ndryshme që transmetohen me kontakt seksual dhe manifestojnë simptoma të ndryshme dhe pasoja të padëshiruara (infertilitet, ndikim negativ mbi shtatzëninë, keqformime të fetusit). Identifikimi i hershëm dhe i saktë i shkaktarit është i një rëndësie të veçantë për mjekimin e rregullt.

Në laboratorin Avicena punohen teste shumë të ndjeshme për detektimin molekular të shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe vaginozës bakteriale.

PANEL PËR SËMUNDJE SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME ME METODËN RT-PCR për detektim dhe identifikim të 7 shkaktarëve më të shpeshtë:

 

          C.trachomatis

         N.gonorrhoeae

         T.vaginalis

         M.genitalium

         M.hominis

         U.urealyticum

         U.parvum

 

Mostra: Bris gjenital

Çmimi i testit: 3000,00 den.

 

PANEL PËR VAGINOZË BAKTERIALE ME METODËN RT-PCR për detektim kuantitativ të 7 baktereve të lidhura me vaginozën bakteriale

 

          Lactobacillus spp.

          G.vaginalis

          A.vaginae

          Megasphаerа tip 1

          B.fragilis

      Mobiluncus spp.

      BVAB 2 (bacterial vaginosis associated bacteria) – baktere të tjera të lidhura me   

        vaginozën bakteriale

 

Mostra: Bris vaginal

Çmimi i testit: 2000,00 den.

 

 

 Konsultohuni me mjekun tuaj në lidhje me zgjedhjen e testeve për detektim molekular të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe vaginozës bakteriale.