E RE! Test gjenetik për trombozë - detektim të njëkohshëm të 6 polimorfizmave të gjeneve për FACTOR V, FACTOR II dhe MTHFR

Të nderuar,

 

Ju informojmë që duke filluar nga data 22.06.2018 në Laboratorin Avicena është e disponueshme analiza:

 

PANEL GJENETIK PËR TROMBOZË – Test Real-Time PCR PËR DETEKTIM TË NJËKOHSHËM TË 6 polimorfizmave të gjeneve për FACTOR V, FACTOR II dhe MTHFR

 

Rëndësia e testit:

 

Mutacionet në gjenet Factor V Leiden, Factor II dhe MTHFR shkaktojnë forma të ndryshme të trombofilisë - gjendje e tendencës së zmadhuar për krijim të trombeve anomale në enët e gjakut.

 

Personat me mutacion në ndonjë nga gjenet e përmendura kanë shanse më të mëdha që të zhvillojnë trombozë të thellë venoze ose emboli pulmonare, si edhe bllokim të çfarëdo lloj ene gjaku në organizëm. Polimorfizmat e këtyre gjeneve janë faktorë rreziku për gjendje dhe sëmundje nga më të ndryshmet, si sëmundje të zemrës, goditje truri, tension të lartë të gjakut, preeklampsi tek gra shtatzëna, glaukomë dhe sëmundje të tjera.

 

Trombofilitë janë gjithashtu të lidhura me rrezik zë zmadhuar për abort spontan. Gratë tek të cilat ka lloj të tillë mutacioni kanë 2 - 3 herë rrezik më të lartë për aborte spontane të përsëritura.

 

Mostra e nevojshme: gjak i plotë

Metoda: Real-Time PCR

Çmimi i testit: 2.900,00 den.

 

Me respekt,

Ekipi i ISHP Laboratori Avicena