Testime gjenetike dhe mjekësi e personalizuar

Testimi gjenetik paraqet zbulim revolucionar me të cilin mësojmë se çfarë është shkruar në gjenet tona. Lloji i tillë i testimeve mundëson aplikim të së ashtuquajturës mjekësi e personalizuar - procedurë që në varësi të informacioneve gjenetike të fituara për pacient të caktuar, sillen vendime për parandalimin, diagnozën dhe trajtimin që janë të destinuara personalisht për secilin pacient.

 

 

Gjithmonë në hap me trendet e reja në mjekësinë bashkëkohore, është kënaqësi për ne që t’ju informojmë se në Laboratorin Avicena janë të disponueshme lloje të ndryshme të testimeve gjenetike, me të cilat mund të fitohen informacione të ndryshme të lidhura me:

 

›     Diagnozë të sëmundjes së caktuar

 

›     Identifikim të mutacionit të gjeneve të lidhura me sëmundjen tashmë të diagnostikuar

 

›     Përcaktim të trajtimit më të përshtatshëm për pacientin

 

›     Përcaktim të gjeneve që bartin rrezik të zmadhuar dhe prirje ndaj sëmundjes së caktuar (psh.  

       kancer të trashëguar). Bartës të gjeneve të tilla me mutacion mund të jenë individë të

       shëndetshëm - megjithatë fëmijët e tyre kanë shanse që ta zhvillojnë sëmundjen.

 

›     Detektim të gjeneve që mund të jenë të transmetuara pasardhësve të ardhshëm

 

›     Testim prenatal - testim të ADN-së së fetusit nga gjaku i nënës për çrregullime gjenetike

 

›     Skrining të foshnjave të porsalindura për sëmundje që mund të trajtohen

 

Vetëm në Laboratorin Avicena, janë të disponueshëm numër i madh i testeve individuale ose testeve në formë të paneleve, të lidhura me mutacione të ndryshme të gjeneve dhe sëmundjeve.

     

Analizat e mëposhtme janë vetëm një pjesë e analizave të disponueshme gjenetike:

 

 

›     PRECONCEPTION GENE PROFILE  
Skrining gjenetik për bartje të 363 sëmundjeve të trashëguara (320 gjene, 32.749  mutacione) tek persona që dëshirojnë të bëhen prindër (pa dallim të infertilitetit)

 

›     ONCO GENEPROFILE
Panel për analizë gjenetike njëkohësisht të 80 gjeneve të lidhura me më shumë lloje të kancerit (kancer të trashëguar të gjirit, të vezoreve, prostatës, melanomë, anemi, onkologji pediatrike). I përshtatshëm për të gjithë që dëshirojnë të testojnë prirje ndaj ndonjë lloji të caktuar të kancerit.


 

›     MAMMA GeneProfile 
Panel gjenetik për sekuencionim të gjeneve të BRCA1 dhe BRCA 2 për lloj të trashëguar të kancerit të gjirit dhe vezoreve.

 

 

›     CARDIO GeneProfile: 
Panel gjenetik për analizë njëkohësisht të 196 gjeneve të lidhura me sëmundje kardiovaskulare (kardiomiopati, patologji të aortës, gjene të lidhura me sindromën e vdekjes së papritur).

 

 

›     Intellectual Disability (ID) GeneProfile: 
Panel për detektim të mutacioneve në 505 gjene që janë të lidhura me pengesën intelektuale. I identifikon të gjitha patologjitë e lidhura me kromozomin - X. Adekuat për korrelacionin e fenotip - gjenotip, me çka përcaktohet mënyra e mëtejshme e mjekimit.

 

 

›     Epilepsy GeneProfile: 
Panel gjenetik për ekzaminim të 200 gjeneve të lidhura me epilepsinë primare dhe sekondare, duke përfshirë edhe gjene të lidhura me përgjigjen ndaj terapisë. 

 

 

Nëse keni nevojë për analizë të gjenit që nuk gjendet në ndonjë nga panelet e përmendura, ju lutemi të na kontaktoni për mundësi plotësuese të testimit.

 

Për çfarëdo lloj informacionesh ose pyetje plotësuese, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit 3079-700 ose vizitoni faqen www.avicenalab.com.mk.

 

            

                Me respekt,

                Ekipi i ISHP Laboratori Avicena