Panel respirator për detektim të njëkohshëm të 21 patogjenëve respiratorë me Multiplex Real-Time PCR

Të nderuar,

Me kënaqësi ju informojmë se në Laboratorin Avicena filloi të punohet analiza:

 

PANEL RESPIRATOR PËR DETEKTIM TË NJËKOHSHËM TË 21 PATOGJENËVE RESPIRATORË ME MULTIPLEX REAL-TIME PCR

 

Kuptimi i testit:

Infeksionet respiratore janë një nga infeksionet më të shpeshta në praktikën e përditshme. Në shumë raste është e vështirë që të njihet dhe të identifikohet shkaktari i saktë i një infeksioni respirator, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për infeksione të përziera.

Me ndihmë të këtij paneli respirator, njihen saktësisht sekuenca të caktuara gjenetike nga shkaktarët e mëposhtëm, dhe ajo nga vetëm një mostër. Ku, bëhet fjalë për metodë molekulare shumë të ndjeshme Real-Time PCR, që është superiore në krahasim me metodat dhe teknikat e tjera.

Testi mund të punohet menjëherë, në fazë akute të sëmundjes dhe terapia antibiotike dhe çfarëdo lloj terapie tjetër nuk ndikojnë mbi rezultatin.

Paneli i përfshin shkaktarët e mëposhtëm të infeksioneve respiratore:

 

  • - Influenza A virus
  • - Influenza B virus
  • - Influenza A(H1N1) swl virus
  • - Human rhinovirus
  • - Human coronavirus NL63
  • - Human coronavirus 229E
  • - Human coronavirus OC43
  • - Human coronavirus HKU1
  • - Human parainfluenza 1
  • - Human parainfluenza 2
  • - Human parainfluenza 3
  • - Human parainfluenza 4
  • - Human metapneumoviruses A
  • - Human metapneumoviruses B
  • - Human bocavirus
  • Mycoplasma pneumoniae
  • - Human respiratory syncytial viruses A
  • - Human respiratory syncytial viruses B
  • - Human adenovirus
  • - Enterovirus
  • - Human parechovirus

 

Mostra e nevojshme: bris (mostër) nga gryka/hunda, gëlbazë, lavat bronkoalveolar

Metoda: Multiplex Real-Time PCR

Çmimi promovues i testit: 3.500,00 den.

 

Me respekt,

Ekipi i ISHP Laboratori Avicena