Panel respirator për detektim të njëkohshëm të 33 patogjenëve respiratorë me Multiplex Real-Time PCR

Të nderuar,

Me kënaqësi ju informojmë se duke filluar nga data 29.10.2018, në Laboratorin Avicena filloi të punohet analiza:

 

PANEL RESPIRATOR PËR DETEKTIM TË NJËKOHSHËM TË 33 PATOGJENËVE RESPIRATORË ME MULTIPLEX REAL-TIME PCR

 

Kuptimi i testit:

Infeksionet respiratore janë një nga infeksionet më të shpeshta në praktikën e përditshme. Në shumë raste është e vështirë që të njihet dhe të identifikohet shkaktari i saktë i një infeksioni respirator, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për infeksione të përziera.

Me ndihmë të këtij paneli respirator, njihen saktësisht sekuenca të caktuara gjenetike nga shkaktarët e mëposhtëm, dhe ajo nga vetëm një mostër. Ku, bëhet fjalë për metodë molekulare shumë të ndjeshme Real-Time PCR, që është superiore në krahasim me metodat dhe teknikat e tjera.

Testi mund të punohet menjëherë, në fazë akute të sëmundjes dhe terapia antibiotike dhe çfarëdo lloj terapie tjetër nuk ndikojnë mbi rezultatin.

Paneli i përfshin shkaktarët e mëposhtëm të infeksioneve respiratore:

 

□ Influenza A virus, Influenza B virus, Influenza A(H1N1) swl virus, influenza C virus

□ Human Rhinovirus

□ Human Coronavirus NL63, Human Coronavirus 229E, Human Coronavirus OC43, Human Coronavirus HKU1

□ Human Parainfluenza 1, 2, 3, 4

□ Human Metapneumoviruses A/B

□ Human Respiratory Syncytial Viruses A/B

□ Human Adenovirus

□ Enterovirus

□ Human Parechovirus

□ Human Bocavirus

□ Mycoplasma pneumoniae

□ Chlamydophila pneumoniae

□ Streptococcus pneumoniae

□ Haemophilus influenzae B

□ Staphylococcus aureus

□ Klebsiella pneumoniae

□ Legionella pneumophila/ longbeachae

□ Salmonella spp.

□ Pneumocystis jirovecii

□ Moraxella catarrhalis

□ Bordetella spp. (jo Bordetella parapertussis)

□ Haemophilus influenzae

 

Mostra e nevojshme: bris (mostër) nga gryka/hunda, gëlbazë, lavat bronkoalveolar

Metoda: Multiplex Real-Time PCR

Çmimi promovues i testit: 3.900,00 den.

 

Me respekt,

Ekipi i ISHP Laboratori Avicena