STATUSI SPECIFIK I LIPOPROTEINAVE (Apo A-1 + Apo B + Lp [a])

STATUSI SPECIFIK I LIPOPROTEINAVE (Apo A-1 + Apo B + Lp [a])

Paketë analizash të reja specifike laboratorike për vlerësim të rrezikutpër lindjen e sëmundjeve kardiovaskulare

 

 

Apolipoproteinat (Apo A-I dhe Apo B) janë komponentët kryesorë proteinikë të komplekseve liporoteinike (HDL dhe LDL) përgjegjëse për transportin e lipideve në organizëm. Studimet kanë treguar se analizat Apo A-I dhe Apo B janë të dobishme në vlerësimin e rrezikut nga arteroskleroza dhe kanë vlerë më të madhe të parashikueshmërisë se analizat e pavarura të HDL dhe LDL. Persona me ndryshime vaskulare arterosklerotike shpesh herë tregojnë nivele të zvogëluara të Apo A-I  dhe nivele të zmadhuara të Apo B. Parametër veçanërisht i fuqishëm për vlerësim të rrezikut nga arteroskleroza është koeficienti Apo A-I / Apo B: sa më e madhe të jetë vlera e koeficientit, aq më i madh është rreziku për shfaqjen e arterosklerozës.

 

Lipoproteina (а) (Lp [a]) përbëhet nga dy komponentë: lipoproteinë me dendësi të vogël (LDL) me apoliproteinë B-100 si komponentë proteinike. Përcaktimi i Lp (a) në gjak është e dobishëm për menaxhimin e sëmundjes koronare të zemrës (SKZ) tek persona me sëmundje ekzistuese ose histori familjare të SKZ. Përqendrimet e zmadhuara të Lp (a) janë tregues direkt për rrezik të zmadhuar për sëmundje koronare të zemrës. 

 

Kombinimi i këtyre analizave të ashtuquajtura STATUS SPECIFIK I LIPOPROTEINAVE (Apo A-1 + Apo B + Lp[a]) paraqet vegël/marker të ri skrining për përcaktimin e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe shfaqjen e ndryshimeve vaskulare arterosklerotike tek persona pa histori paraprake dhe tek persona me histori paraprake për ekzistimin e sëmundjes. Ky kombinim i analizave mundëson dhe është kyç për përcaktimin e diagnozës, ndjekjen e përgjigjes së terapisë, dhe duke e përcaktuar rrezikun, ndihmon në mënyrë të rëndësishme që të pengohet zhvillimi (avancimi) i shumë gjendjeve patologjike.

 

Testet që punohen në Laboratorin Avicena janë shumë të ndjeshëm dhe specifikë, punohen në instrument plotësisht të automatizuar nga prodhuesi Siemens Healthcare Diagnostics, dhe vetë procedura e automatizuar dhe teknologjia shumë precize mundëson siguri dhe objektivitet plotësues, për rezultat të saktë dhe preciz.

 

ÇMIMI:

Apolipoproteina А-I (Apo A-I)                                                                                             500,00 denarë

Apolipoproteina B (Apo B)                                                                                                    500,00 denarë

Lipoproteina (а) (Lp [a])                                                                                                         500,00 denarë

PAKETË - Statusi specifik i lipoproteinave (Apo A-1 + Apo B + [a])                   1150,00 denarë

 

Me respekt,

Laboratori Avicena