E RE! Test për HELICOBACTER PYLORI IgA

Me kënaqësi ju informojmë se në Laboratorin Avicena nga data 11.02.2019 filloi të punohet edhe test për detektimin e antitrupave IgA ndaj Helicobacter pylori.

 

Rëndësia e testit. Infeksionet me Helicobacter pylori janë shkaktari kryesor i ulcerave gastrike dhe duodenale. Infeksioni perzistent me Helicobacter pylori është faktor rreziku për zhvillimin e kancerit dhe limfomës gastrike, sepse bakteret H pylori e popullojnë shtresën e mukozës të epitelit gastrik dhe stimulojnë përgjigje imunitare lokale dhe sistemore. Infeksioni manifestohet me nivele të rritura të antitrupave specifike IgA dhe IgG në serum. Tek një përqindje e madhe e pacientëve, antitrupat sekretuese IgA shfaqen të parat dhe para shfaqjes së antitrupave IgG.

 

Diagnostikim komplet të infeksionit me Helicobacter pylori, tek pacientë që kanë simptoma, nënkupton detektim të Helicobacter pylori IgG dhe antitrupave Helicobacter pylori IgA dhe detektim të antigjenit Helicobacter pylori në feçe.

 

Metoda. Testi Helicobacter pylori IgA punohet me metodë kimiolumineshente që ka ndjeshmëri dhe specifitet të lartë

 

Shënim. Testet punohen nga serumi ose plazma që pas marrjes duhet të ruhen në temperaturë nga 2-8 0С deri në 7 ditë. Mostra hiperlipemike, të hemolizuara ose të kontaminuara nuk testohen.

 

Çmimi:

Helicobacter pylori IgA 750,00 denarë