E RE! Test për aviditet për Toxoplasma IgG

Të nderuar,

Me kënaqësi ju informojmë se që nga dita e sotme në Laboratorin Avicena filloi të punohet analizë e re:

     

            TOXOPLASMA IgG AVIDITY TEST

   

* Metoda: VIRCLIA hemi-lumineshencë indirekte

* Rëndësia e testit:

 

Toxoplasma gondii paraqet parazit obligator intracelular me të cilin njeriu mund të infektohet me ngrënien e mishit të infektuar, nëpërmjet gëlltitjes së oocisteve nga jashtëqitja e maceve, in utero ose me transfuzion/transplantim nga person i infektuar.

 

Infeksioni gjatë kohës së shtatzënisë mund të jetë me pasoja serioze, që çojnë në abort spontan, hidrocefalus, anomali të hershme neurologjike dhe anomali të tjera në fetus.

Antitrupat IgM shfaqen 5 ditë pas infeksionit dhe gradualisht zvogëlohet në afat prej disa javësh ose muajsh.

 

Antitrupat IgG shfaqen disa javë pas infeksionit dhe qëndrojnë për të gjithë jetën.

 

Për këtë arsye, testi për aviditet Тоxoplasma IgG mund të ndihmojë në diagnostikimin serologjik të infeksionit primar dhe përcaktim nëse bëhet fjalë për infeksion të kaluar apo infeksion të pak kohëve më parë. Aviditeti i IgG është i ulët në fillimin e infeksionit dhe gradualisht zmadhohet me kalimin e kohës.

 

 

Interpretimi i rezultatit:

     Rezultati (indeks)

Interpretimi

< 0.4

Aviditet i ulët

0.4-0.5

Aviditet i ndërmjetëm

› 0.5

Aviditet i lartë

 

Aviditet nën 0.4 shkon në favor në infeksionit të parë, të pak kohëve më parë, në  4 muajt e fundit.

Aviditet nga 0.4-0.5 nuk mund të dallojë ndërmjet infeksionit të vjetër dhe të ri. Këta pacientë duhet të testohen përsëri 3-4 javë më vonë.

Aviditet mbi 0.5 dhe më shumë shkon në favor të infeksionit të kaluar, më të vjetër se 4 muaj.

 

* Çmimi i testit:  950,00 den.

 

* Mostra e nevojshme: serum ose plazmë

 

* Koha e përpunimit: Në afat prej 24 orësh

 

Për çfarëdo lloj informacionesh ose pyetje plotësuese, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit  02/3079-700

Me respekt,

 

Ekipi i ISHP Laboratori Avicena