Për ne

Aktiviteti themelor i laboratorit specialistik diagnostikues Avicena është avancimi i shëndetit të njeriut, me aplikimin e testeve laboratorike klinike më bashkëkohore, nga fusha të ndryshme të mjekësisë: Biokimi klinike, mikrobiologji, endokrinologji, imunologji, transfuziologji, biologji molekulare etj.

Me ekipin e tij me përvojë, që posedon vlera të larta profesionale dhe etike, Laboratori Avicena ofron diagnostikim komplet dhe gjithëpërfshirës dhe mban gjithmonë një hap me trendet më të reja mjekësore botërore. Laboratori Avicena është i përkushtuar plotësisht në mirëmbajtjen e vazhdueshme të cilësisë së punës në nivel sa më të lartë

Kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë është i një rëndësie fondamentale dhe procesi i punës është vazhdimisht në pajtueshmëri me standardet më të larta teknike-teknologjike, administrative, si edhe standarde laboratorike – mjekësore. Më shumë rreth kontrollit të cilësisë mund të lexoni këtu.

Sot, Laboratori Avicena gjendet në 3 lokacione me objekte të reja, bashkëkohore dhe lehtësisht të qasshme, të orientuara plotësisht ndaj kërkesave dhe nevojave të pacientëve nga të gjitha kategoritë (fëmijë, të rritur, pacientë me invaliditet).

 

1. Laboratori Avicena (lagj. Taftalixhe) me sipërfaqe prej më shumë se 500m2, dhe prej jo shumë kohë më parë është i plotësuar me edhe një laborator mikrobiologjik prej më shumë se 200m2, me pajisje plotësisht të automatizuar për diagnostikim mikrobiologjik dhe molekular.

2. Laboratori Avicena (lagj. Aerodrom) është me sipërfaqe prej më shumë se 160m2,

3. Laboratori Avicena (Tetovë) me sipërfaqe prej më shumë se 200m2.

 

• Në hap me ofertën botërore, ofrojmë diagnostikim gjithëpërfshirës dhe komplet, nga staf plotësisht të specializuar, me vlera të larta profesionale dhe etike

• Kontroll të vazhdueshëm mbi cilësinë, qasje serioze ndaj procesit të punës dhe monitorim të vazhdueshëm dhe dokumentacion

• Përpunim të analizave në afatin sa më të shkurtër të mundshëm, me mundësi për shkarkimin direkt të rezultateve nga faqja e internetit me regjistrim ose dërgimin e tyre nëpërmjet e-mail.

• Marrje të organizuar të materialeve në ordinanca, spitale, në shtëpinë tuaj

• Mundësi për përpunim të analizave urgjente*

 

*në varësi të kohës së nevojshme për kryerjen e analizave

ISHP Laboratori Avicena ka lidhur kontratë me Fondin për sigurim shëndetësore të R. M, për përpunim të analizave laboratorike nga rekomandimi laboratorik – formulari LU-1, të lëshuar nga mjeku i zgjedhur i mbrojtës shëndetësore primare. Pacienti e realizon të drejtën që t’i përpunojë këto analiza në barë të fondit, ekskluzivisht me rekomandim të vlefshëm nga mjeku familjar.

Vetëm laboratori në lokacionin bul. 8 Septemvri nr. 2 (Kompleksi Makedonija, prapa Vero 2 Taftalixhe) ka lidhur kontratë me Fondin për sigurim shëndetësor të R. M.

POLITIKË PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE