Për ne

Aktiviteti themelor laboratorit specialistik AVICENA, si laborator i parë privat i regjistruar specialistik në R. e Maqedonisë, është përparimi i shëndetit njerëzor, me zbatimin e testeve më bashkëkohore klinike laboratorike, nga fusha të ndryshme të mjekësisë: biokimisë klinike, mikrobiologjisë, endokrinologjisë, imunologjisë, transfuziologjisë, biologjisë molekulare etj.

Me stafin e tij me përvojë, i cili posedon vlera të larta profesionale dhe etike, laboratori Avicena ofron diagnostikë komplete dhe gjithëpërfshirëse dhe gjithmonë mban hap me trendet më të reja botërore mjekësore. Laboratori Avicena është kompletisht i përkushtuar në mirëmbajtjen e vazhdueshme të kualitetit të punës në nivel më të lartë.

Kontrolli i përhershëm i kualitetit është i rëndësisë fondamentale dhe proçesi i punës është gjithmonë në përputhje me standardet më të larta tekniko-teknologjike, administrative si edhe standardet laboratoriko –mjekësore.

  •  Në hap me ofertën botërore, ofrojmë diagnostikë gjithëpërfshirëse dhe komplete, nga kuadër shumë të specializuar, me vlera të larta profesionale dhe etike.
  •  Kontroll të përhershëm të kualitetit, qasje serioze ndaj proçesit të punës dhe monitorim dhe dokumentacion të përhershëm.
  •  Përpunim të analizave në afat sa më të shkurtër të mundshëm, me mundësi për dërgim të rezultateve me postë, e-mail ose faks.
  •  Marrje e organizuar të materialeve nga ordinanca, spitale dhe shtëpia Juaj
  •  Mundësi për përpunim të analizave urgjente*

*në varësi të kohës së nevojshme për kryerjen e analizave.

ISHP Laboratori Avicena ke nënshkruar kontratë me Fondin për sigurim shëndetësor të R. së Maqedonisë, për përpunim të analizave laboratorike nga rekomandim laboratorik - formulari LU-1, të lëshuar nga mjeku i zgjedhur për kujdes shëndetësor parësor. Pacienti e realizon të drejtën t’i përpunojë këto analiza në ngarkesë të fondit, vetëm me rekomandim të vlefshëm nga mjek personal.

Vetëm laboratori në lokalitetin bul. 8 Septemvri nr. 2 (Kompleksi Makedonija, mbrapa Vero 2 Taftalixhe) ka lidhur kontratë me Fondin për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.