Marrje të materialit për analizë

Mostra  merren gjatë  orarit të plotë të punës. Me këshillë të mjekut Tuaj ose konsultim me Laboratorin Avicena, për analiza të caktuara është e nevojshme që të vini  në mëngjes, para marrjes së vaktit të parë.

 

Ekizton mundësi për marrjen e materialit në shtëpinë Tuaj, ordinancë ose spital.

 

Shumë automjete në Laboratorin Avicena janë çdo ditë  në territorin e qytetit Shkup dhe rrethinën e tij, dhe kryejnë marrje të materialit nga ordinanca dhe spitale dhe transport të të  njëjtit deri në laborator.

 

Sipas nevojës, laboratori siguron material furnizues të domosdoshëm laboratorik  (enë sterile për analiza mikrobiologjike, brise me mediume përkatëse për transport të mostrave etj.)

 

ISHP Laboratori Avicena ke nënshkruar kontratë me Fondin për sigurim shëndetësor të R. së Maqedonisë, për përpunim të analizave laboratorike nga rekomandim laboratorik - formulari LU-1, të lëshuar nga mjeku i zgjedhur për kujdes shëndetësor parësor. Pacienti e realizon të drejtën t’i përpunojë këto analiza në ngarkesë të fondit, vetëm me rekomandim të vlefshëm nga mjek personal.

 

Vetëm laboratori në lokalitetin bul. 8 Septemvri nr. 2 (Kompleksi Makedonija, mbrapa Vero 2 Taftalixhe) ka lidhur kontratë me Fondin për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.