fbpx

BISEDË MË MILJANA RISTIQ – FITUESJA E VITIT TË KALUAR TË GARËS SË FEMRAVE AVICENA

Pjesëmarrësja në Maratonë Miljana Ristiq, ishte fituesja e Garës së Femrave Avicena për vitin e kaluar që mbahet në mënyrë tradicionale çdo vit në Shkup. Nga gjithsej 500 pjesëmarrëse e para drejt finishit arriti pikërisht ajo, e cila për vetëm 10 minuta dhe 34 sekonda e përfundoi garën. Me profesion është psikolog/psikoterapist, dhe hobi i saj është atletika, noti dhe çiklizmi.

Disiplina në të cilat garon:

Atletikë në 1500m, 3000m, 5000m, 10.000m, 10km, gjysmë-maratonë – 21 km, cross-country dhe atletikë malore.

Arritjet më të larta:

  • 1500m (Kupë për senior 01.08.2020) renditja në vendin e 1-rë
  • 3000m (Kupa e Maqedonisë për senior, Shkup 2020), renditja në vendin e 2-të
  • 10.000m (Kampionati shtetëror për 10.000m, Shkup 20.04.2018), renditja në vendin e 2-të
  • 0km (Shkupi vrapon 10km, Shkup 07.10.2018), renditja në vendin e 2-të
  • Gjysmë-maratonë – 21 km (Wizz Air Maratona e Shkupit, Shkup 2020), renditja në vendin e 1-rë
  • Gjysmë-maratonë – 21 km (Wizz Air Maratona e Shkupi, Shkup 2018), renditja në vendin e 1-rë
  • Gara e femrave Avicena 2018, 2km – renditja në vendin e 1-rë
  • Gara e femrave Avicena 2020, 3km – renditja në vendin e 1-rë
  • 5km Vrapo Be – Manastir 2019, renditja në vendin e 1-rë
  • 3000m dhe 1500m, Kampionati shtetëror i Maqedonisë), renditja në vendin e 1-rë

Na trego për pasionin tënd për atletikën (vrapin)

Thuajse të gjithë jetën time jam në sport. Dashuria dhe mund të them “opsesioni” me vrapin lindi që në vit të tretë në fakultet, kur në vendin tim të lindjes në Vranje vendosa që në mënyrë rekreative të bëj ushtrime dhe të vrapoj në stadiumin lokal. Takova një shokun tim të mirë dhe atlet shumëvjeçar që po përgatitej për maratonën “Vrapojmë drejt qëllimit” në Shkup dhe vendosa që t’i bashkohem në trajnim. Ai më nxiti dhe më inkurajoi që të regjistrohem me të dhe të filloj të përgatitem, që në atë moment dukej si “ide e çmendur”. U ktheva në Shkup dhe fillova të vrapoj disa herë në javë. Pjesërisht e përgatitur, e mbaj mend ditën kur shkova të garën time të parë e cila e ndryshoi jetën time në tërësi. Mbaj mend që kur arrita, asnjë gjë nuk ishte e qartë. Një numër i madh njerëzish rreth meje që bëjnë nxehje, tërheqje, përgatitje… Nuk mund të besoja se diçka e tillë ekziston, ishte e çuditshme për mua, isha e kënaqur. E mbaj mend çdo kilometër të vrapuar në atë garë. As vetë nuk e di se si e përfundova, por ajo që ndjeva deri atëherë nuk e kisha ndjerë asnjëherë në jetë. Ajo luftë nga kilometri në kilometër, luftë me kohën, zjarr dhe dëshirë që të arrish deri në fund, ta realizosh qëllimin edhe përveç dhimbjes së fuqishme që ndjen, vazhdon më tej, nuk i ndjen këmbët, por në kokë përsërit – edhe pak. Që nga ajo ditë filloi gjithçka. Atë ditë e njoha trajnerin tim të parë që më tërhoqi në këtë opsesion që nuk përfundon, që nga dita në ditë bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Që atë ditë lindi dashuria ime ndaj këtij sporti.

Atletika më bëri që të jem person më i fuqishëm. Mendërisht u bëra më e fuqishme, u bëra në një farë mënyre e pavarur, luftarake, e durueshme, këmbëngulëse për punët që i dua, me qëndrim që të mos dorëzohem. Çdo qëllim i ri është sfidë e re, për të cilën në asnjë moment në asnjë situatë të rëndë, pengesë, lëndim nuk tërhiqem. Vrapi u bë pjesë e imja. Fillova të trajnoj shumë më shumë, të investoj shumë më shumë në vrap, në trupin tim, në të ushqyerin dhe të gjithë atë që e bën një amator i përkushtuar mirë. Fillova të hyj në këtë sport shumë më seriozisht, këtu filluan edhe shumë trajnime më serioze dhe përgatitje për gara. Fillova të garoj, me çka e zhvillova shpirtin tim luftarak. Në mënyrë të ngadaltë por të sigurt fillova të hyj në sekretet e botës së atletikës. Që në vitin e parë të trajnimit, u bëra kampione shtetërore në cross-country në 6000m dhe nën 23 vjeç, kampione shtetërore në 3000m dhe 1500.m. Në vitin 2018 fitova vendin e dytë në kampionatin shtetëror për 10.000m. Në mënyrë të vazhdueshme renditem midis tre vajzave të para në “piedestal”. Për mua arritjet më të mëdha janë të dyja fitimet në Gjysmë-maratonën e Shkupit, si edhe koha më e mirë e vrapuar 1:26:30, në vitin 2020. Më vonë u bëra kampione shtetërore në cross-country për 8000m mbi 23 vjeç. U bëra përfaqësues maqedonas. E përfaqësoja vendin tonë në Kampionatin evropian në garën malore në Kamnik dhe në Shkup, në kampionatin Evropian ekipor, liga e tretë, Shkup, Kampionati Ballkanik në gjysmë – maratonë – Prishtinë, Kosovë, Kampionati Ballkanik në gjysmë – maratonë – Zagreb, Kroaci, Kampionati Evropian ekipor, liga e tretë, Qipro-Limasol. Si në çdo sport, ashtu edhe në këtë, mbretëresha e sporteve, ka suksese dhe dështime, por në rrugën drejt suksesit asnjë gjë nuk shkon aq lehtë. Është i nevojshëm fokus i plotë, përkushtim dhe durim! Ndodhin lëndime, zhgënjime, momente të vështira por më e rëndësishmja nga të gjitha është që të dish se si t’i tejkalosh pengesat, të jesh e duruar dhe të vazhdosh në realizimin e qëllimeve  të tua dhe të besosh në vetvete se mund t’ia dalësh! Motivimi dhe mbështetja që i keni përreth janë me të vërtetë të rëndësishme. Fuqinë më të madhe edhe në momentet e mira edhe në momentet e këqija që ndodhin në këtë sport aspak të lehtë e fitoj nga familja ime dhe nga miqtë e mi. Përveç atyre, për progresin tim fizik dhe mendor rol themelor ka trajneri im Dimitar Petrovski, pa të mbase nuk do të mund të kisha rezultate të tilla.

Për mua vrapi është lëvizës për shumë punë, thjesht diçka që më udhëheq përpara në jetë. Dita pa vrap për mua nuk është ditë. Çdo garë e re është sfidë e re, në të cilën kam vetëm një qëllim – që ta kaloj vetveten, që të avancoj dhe të bëhem person më i mirë.

Çfarë do të rekomandosh për pjesëmarrëset çfarë pajisje të marrin në Garën e Femrave Avicena?

Ndryshe nga disa evente të tjera të mëdha, për gara asnjëherë nuk zgjedh atletet dhe pantallonat e shkurtra më të bukura, por i vesh veshjet dhe pajisjet më të mira që i kam. Atletet përkatëse dhe të rehatshme janë më të rëndësishmet! Ato duhet të jenë të përshtatshme për stilin tuaj të vrapit dhe llojin e këmbës, t’ju ndihmojnë të vraponi në komoditet dhe pa lëndim.

Atletet e reja mund të bëjnë kallo, prandaj çelësi është që të mos vraponi me diçka që nuk e keni testuar në trajnimin para garës. Pa dallim nëse bëhet fjalë për atlete për trajnim apo për garë, është e rëndësishme që t’i vishni disa herë dhe të vraponi me to të paktën një gjatësi. Unë kam atlete të veçanta që i përdor për trajnime të lehta, të veçanta për intervale dhe atlete të veçanta për gara, që janë të provuara paraprakisht.

Më pas zgjidhni sytjena sportive të dizajnuara për vrap dhe aktivitete sportive dhe vishini ndonjë farë kohe në trajnime, që të jeni të sigurta që nuk do t’ju lerë gërvishtje ose që do t’ju shtrëngojnë, sepse e gjithë kjo mund t’ju shkaktojë parehati gjatë kohës së garës. Përzgjedhja e çorapeve është gjithashtu e rëndësishme.

Çorapet i mbrojnë thembrat nga kallo dhe e absorbojnë djersën. Disa preferojnë çorape më të holla dhe çorape më të trasha. Mbani çorape sintetike, dhe nëse keni çorape speciale për vrap, aq më mirë. Përsëri mos harroni që t’i vishni të paktën një herë përpara garës. Edhe një këshillë është që të zgjidhni pajisje të bëra nga pëlhura teknike, dhe jo pambuk, që do ta mënjanojë djersën dhe do ti mbajë veshjet të thata dhe të rehatshme.

Sipas teje, cili është ushqimi më i mirë që duhet të praktikohet para garave si Gara e Femrave Avicena?

Karburanti për muskujt tuaj është i një rëndësie vitale për performancat optimale të përgjithshme. Burimi kryesor i karburantit për muskujt janë karbohidratet, që depozitohen në muskujt dhe në mëlçi si glikogjen, që trupi i përdor për energji. Çdo atlet ka ritualet e tij dhe zakonet e tij para garës. Sepse çdo trup është i ndryshëm, me atë jo çdo ushqim përshtatet për secilin. Ajo që duhet ta mbajë mend çdo atlet është se nuk ka eksperimentim me ushqimin një ditë para garës.

Njëlloj edhe me veshjen, dhe atletet, ashtu është edhe me ushqimin, Është e rëndësishme që të jeni të sigurt që e keni marrë “karburantin” e duhur para garës, që do t’ju ndihmojë që ta jepni maksimumin tuaj. Unë praktikoj një deri dy javë para garës trupin ta “mbush” me të gjithë përbërësit e nevojshëm nutritivë, që do të mund të kontribuonin për një performancë më të mirë.

Në ditën e garës, zakonisht çohem 3 orë më herës që ta zgjoj trupin. Ha mëngjes dhe pi kafe 2 orë para  garës. Mëngjesi im zakonisht është një banane me gjalpë kikirikësh ose dy feta bukë me marmallatë, në varësi të garës dhe një kafe. Mund të hani vakt të madh rreth dy deri katër orë para garës dhe t’i lejoni trupit tuaj ta tretë ushqimin dhe nëse keni vakt më të vogël, atëherë është e mjaftueshme që të prisni 30 minuta deri dy orë para se të filloni të vraponi.

Herët në mëngjes, nëse zgjoheni dy orë para garës, opsion i mirë për vakt janë thekoni i tërshërës, tost me fara të plota dhe marmallatë, musli, maffin ose smoothie. Për ushqime që vogla që do t’jua zmadhojnë energjinë para garës, fokusohuni në vakte të vogla me karbohidrate, që kanë indeks të lartë glikemie, sepse ato treten dhe absorbohen më shpejt. Është shumë i rëndësishëm hidratimi para garës gjatë garës dhe pas garës, veçanërisht nëse gara është në periudhë kur temperaturat janë të larta. Hidratohuni mirë!

Gara e Femrave Avicena është garë e shpejtë dhe e shkurtër, dhe nuk do të rekomandojë ndonjë vakt të vëllimshëm para garës, mjafton që të konsumohet ndonjë ushqim i vogël që i plotëson nevojat me karbohidrate dhe ndonjë frutë të thatë.

Shkurt për pjesëmarrjen jote në Garën e Femrave Avicena dhe a e rekomandon atë?

Deri tani kam marrë pjesë dy herë në Garën e Femrave Avicena. Pjesëmarrje ime e parë ishte në vitin 2018, kur fitova vendin e parë. Ajo garë më la një përshtypje të veçantë. Përveç konkurrencës së mirë, isha e impresionuar me numrin e vajzave që morën pjesë në të. Pas kësaj përvoje, gëzohesha për garën e ardhshme të femrave në vitin 2019, por për fat të keq, për shkak të një lëndimi më duhej që të mungoja. Por më vonë erdhi edhe gara e vitit 2020, që me të vërtetë e prisja me padurim. Atëherë e mbrojta titullin, respektivisht e fitova përsëri vendin e parë.

Mund të them se kjo garë me të vërtetë dallohet nga të gjitha garat e tjera. Vepron në mënyrë motivuese për çdo vajzë që të bëhet aktive, të merret me sport dhe të kujdeset për shëndetin e saj. Atmosfera është më të vërtetë e veçantë, dhe mbështetja nga të gjitha pjesëmarrëset është e madhe.

Sinqerisht e rekomandoj dhe dua që t’i inkurajoj të gjitha vajzat që regjistrohen, të vijnë dhe të binden  në atë pse Gara e Femrave Avicena është e veçantë!