fbpx

Mikrobet dhe shqetësime të tjera që shoqërohen me temperaturat e larta – Çfarë duhet të kemi kujdes?

Pranvera arriti, si edhe mikrobet dhe bezditë e tjera që shkojnë së bashku me temperaturat e larta. Infeksionet, që janë shfaqje normale dhe që i ndjek temperatura e rritur, mund të jenë të ëmbla, por edhe vdekjeprurëse. Këto ditë flitet se rreziku nga Rriqrat dhe mushkonjat dhe sëmundjet që ata mund t’i transemtojnë tek njerëzit dhe kafshët. Ato gjenden rregullisht në muajt pranverorë dhe verorë, dhe prandaj edhe rreziku nga ato është më i madh këtë periudhë.

Çfarë është sëmundja e Llajmit (Lyme disease) dhe kush e shkakëton?

Sëmundja e Llajmit është sëmundje multisisteme që ka rrjedhë subakute dhe kronike, dhe e shkakëton bakteria Borrelia burgdorferi, që e transmeton rriqra me pickimin e tij tek vendasi. Kjo sëmundje së pari e përfshin lëkurën dhe pas saj zemrën, nyjet dhe sistemin qendror nervor. Sëmundja e Llajmit manifestohet me shfaqje të ejntjes lokale dhe skuqje në vendin e pickimit dhe përreth saj dhe ajo 3 -32 ditë pas aksidentit. Skuqja lokale është e ngrohtë dhe zakonisht nuk është e dhimbshme. Tek 50% e pacientëve ndryshime identike mund të shfaqen dhe në pjesë të tjera të trupit, dhe tek 15% të pacientëve mund të shfaqen ndryshime të lëkurës. Përveç ndryshimeve të lëkurës, mund të shfaqet edhe temperaturë e lartë, ethe, raskapitje, dhimbje koke dhe zmadhim të nyjeve limfatike rajonale.

Përderisa sëmundja nuk njihet dhe nuk mjekohet, pas 6-8 javësh zhvillohet faza e dytë e sëmunjdes, që karakterizohet me simptome neurologjike, shfaqje të dhimbjeve në nyjet dhe simptoma kardiologjike.

Faza e tretë shfaqet tek persona të pa mjekuar tek të cilët pas dhjetë muajsh ose më shumë viteve zhvillohen dëmtime të përhershme tek organet e prekura.

Si vendoset diagnoza?

Laboratori Avicena ju ofron vlerësim komplet të gjendjes tuaj shëndetësore. Test, i ri, bashk ëkohor, imunofluoreshent indirekt për detektim të antitrupave IgG dhe IgM që Borrelia burgdorferi sensu lato në serum human dhe IgG në tretje alkoolike – RIDA®FLOUR Borrelia burgdorferi. Ky test ndërmerr vend qendror gjatë diagnozës së sëmundjes së Llajmit për shkak të senzibilitetit dhe specificitetit të lartë, koha e shkurtër e fitimit të përgjigjes definitive (një ditë) dhe fakti se kultivimi e borelave është shumë e vështirë, afatgjate dhe e pasigurtë.

Leishmanioza (Kala Azar – “Vdekja e zezë”)

Leishmanioza është sëmundje parazitare që e shkakëton protozoa (parazit njëqelizor) nga lloji i Leishmania. Transmetohet me kafshim të llojeve të caktuar të mushkonjave, (që gjenden edhe tek ne, dhe dallohen nga mushkonjat e zakonshme), që paraprakisht kanë kafshuar qen që ka qënë i infektuar nga ky parazit. Paraziti e sulmon sistemin mbrojtës të organizmit dhe nëse nuk mjekohet, mund të shkojë në sëmundje të rëndë dhe të çojë deri në pasoja vdekjeprurëse.

Pamja klinike

Leishmanioza karakterizohet me simptoma që në pamje të parë janë të ngjashme me të gjitha simptomat e tjera që tregojnë në imunitet të zvogëluar, domethënë, oreks të zvogëluar, ethe, dobësim, lodhje, anemi, plagë në vendin e kafshimit nga mushkonja, raskapitje etj.

Prezantohet në tre forma:

– Lëkurore (të lëkurës)

– Mukotike (të lëkurës – mukozës)

– Kala-Azar (Vdekja e zezë, me prekje të organeve)

Në vit në botë sëmuren rreth 1,5 milionë njerëz nga forma e lëkurës, dhe rreth 1,5 milionë njerëz nga Kala Azar. Koha në inkubacion (periudha kohore nga pickimi, deri në shfaqje të simptomave të sëmundjes) është nga 7 ditë deri në disa muaj për formën e lëkurës, dhe disa 10-tra ditë deri në disa vjet për formën e organeve të brendshme – Kala Azar.

Diagnoza

Laboratori Avicena ju ofron test më bashkëkohor për diagnostifikim të leishmaniozës dhe shpjegim të statusit imunologjik. RIDASCREEN ® Leishmania Аb Тест, imunoanalizë enzimore (EIA) e prodhuesit gjerman R-Biopharm për përcaktim – kuantitativ të antitrupave specifike IgG kundër Leishmania infantum në serumin njerëzor.