fbpx

Laboratori Avicena është përsëri pjesë e eventit më të madh donator nën moton “Ushqe 10.000”

Tashmë viti i katërt radhazi që e realizojmë përgjegjësinë tonë shoqërore dhe jemi pjesë e eventit më të madh donator nën moton  “Ushqe 10.000” të organizuar nga ana e Site siti (Të gjithë të ngopur) dhe asociacionit Ajde Makedonija (Hajde Maqedoni).

Site siti (Të gjithë të ngopur) dhe asociacioni Ajde Makedonija (Hajde Maqedoni), ushqimin e dhuruar do ta shpërndajnë tek familjet dhe tek individët të cilët kanë më shumë nevojë.

Duke filluar nga viti 2016 dhe deri më sot, ky donacion i ushqimit për kompaninë tonë është bërë traditë që ka një qëllim të vetëm, të ndihmojë atje ku është më shumë e nevojshme. I falënderojmë organizatorët për mundësisë që të jemi pjesë e një iniciative të tillë dhe i thërrasim të gjithë qytetarët dhe kompanitë humane që të marrin pjesë.