fbpx

Laboratori Avicena me ju gjatë të gjithë shtatzënisë

Avancimi i shkencës çoi deri në zhvillimin e një palete të gjerë të analizave laboratorike, për çdo periudhë të jetës së një gruaje. Një numër i madh i grave hasen me shumë sfida, nga momenti i ngjizjes, dhe deri në lindjes e foshnjës së tyre.

Analizat laboratorike dhe shërbimet janë komponentë thelbësore gjatë të gjithë shtatzënisë, sepse sigurojnë informacione të rëndësishme për ndjekjen e shëndetit të nënës së ardhshme dhe foshnjës së saj.

Në Laboratorin Avicena janë të disponueshme numri më i madh i analizave rutinë dhe analizave specifike që kryhen gjatë shtatzënisë, dhe sigurojnë informacione të dobishme për shëndetin e nënës dhe foshnjës.

TEST PËR KONFIRMIMIN E SHTATZËNISË

Beta HCG – Përcaktimi i nivelit të Beta HCG shërben si test për shtatzëni nëpërmjet gjakut, si plotësim i testit të shtatzënisë në kushte shtëpiake.

ANALIZAT E REKOMANDUARA NË TREMUJORIN E PARË (java gjestacionale 0-12)

Analiza komplete e gjakut, hemoglobina dhe sedimentimi  – Zvogëlimi i konsiderueshëm i numrit të qelizave të kuqe të gjakut (eritrocite), së bashku me vlerën e zvogëluar të hemoglobinës, tregojnë për anemi të mundshme (dobësi gjaku – anemi), çrregullim që është i shpeshtë në shtatzëni, dhe është më shpesh e shkaktuar nga mungesa e hekurit dhe acidit folik (vitamina B12).

Analiza e urinës dhe kulturës së urinës (ekzaminim mikrobiologjik i urinës).

Skrining për sëmundje infektive nëpërmjet gjakut dhe briseve (mostrat) mikrobiologjike: TORCH,  HIV1/2, HBV, HCV.

Skriningu i hershëm dhe trajtimi i infeksioneve është i një rëndësie kyçe për zhvillimin e rregullt të fetusit dhe shëndetin e foshnjës gjatë kohës së shtatzënisë dhe pas lindjes.

Këto teste japin informacion nëse për momentin ekziston infeksion, si edhe ajo nëse infeksioni ndonjëherë ka qenë i pranishëm. Shkaktarët e këtyre infeksioneve mund të kalojnë nëpër placentë dhe të shkaktojnë komplikime mbi shëndetin e foshnjës, gjatë shtatzënisë ose gjatë vetë lindjes.

ANALIZAT E REKOMANDUARA NË TREMUJORIN E DYTË (java gjestacionale 13-27)

PRISCA – (Prenatal Risk Calculation Software) përfshin matje të markerave të caktuar, që qarkullojnë në gjakun e nënës dhe janë në lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe mirëqenien e fetusit. Vlerat e fituara, kombinohen me parametra të tjerë të rëndësishëm si mosha dhe gjendja shëndetësore e pacientes, si edhe masat e fetusit të bëra me ultratingull (EKO gjinekologjike). Pas llogaritjes kompjuterike të të gjitha të dhënave me programin softuerik, fitohet rezultati përfundimtar, që tregon se sa është rreziku që fetusi të ketë një nga këto anomali: Sindromën Down, Sindromën Edward dhe defekt të tubit nervor.

Veragene – Gjenerata e fundit e testit prenatal joinvaziv Lexo me shume

VERAgene është i vetmi test prenatal joinvaziv që kryen depistim të njëkohshëm për aneuploidi, mikrodelecione dhe 100 sëmundje monogjenetike.
Sëmundjet monogjenetike të testuara nga VERAgene shoqërohen me fenotip të moderuar deri në të rëndë dhe kanë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës.
Me ekzaminimin për aneuploidi dhe mikrodelecione dhe 100 sëmundje monogjenetike, VERAgene ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për prindërit e mundshëm.

Analizë komplete e gjakut, hemoglobinë dhe sedimentimi

TREMUJORI I TRETË (java gjestacionale 28-40)

oGTT (Оral Glucose Tolerance Test) – testi për tolerancën e glukozës ndihmon në diagnostikimin e diabetit gestacional (diabetit të shtatzënisë) – nivelin e rritur të glukozës në gjak që zhvillohet gjatë kohës së shtatzënisë.

Zakonisht, rekomandohet që gratë shtatzëna të bëjnë test midis javës së 24 dhe të 28 të javës së shtatzënisë. Testi mund të kryhet edhe më herët, nëse janë të pranishme shenja dhe simptoma të diabetit ose nëse ekziston historia e diabetit gjestacional (diabeti i shtatzënisë) në shtatzëninë paraprake, sigurisht në konsultim me mjekun.

Group B Streptococcus – bëhet nëpërmjet brisit (mostrës) para lindjes, me qëllim që të parandalohet në kohë infeksion i mundshëm, që mund t’i transmetohet foshnjës.

Analizë komplete gjaku, hemoglobinë dhe sedimentim.

Kulturë urine (ekzaminim mikrobiologjik i urinës).

Laboratori Avicena ju mundëson që t’i kryeni të gjitha analizat në një vend!

Çmimet përkatëse të analizave mund t’i shihni në këtë link.

Ky tekst është i karakterit informativ, dhe analizat e paraqitura kryhen me konsultimin paraprak me gjinekologun amë. Në varësi të gjendjes shëndetësore të personit shtatzënë, gjinekologu mund të kërkojë që të kryhen edhe analiza plotësuese.