fbpx

Për SARS-CoV-2

Sëmundja me virusin korona nga viti 2019 (Coronavirus disease -COVID-19), është sëmundje e re shkaktuar nga virus i ri korona, i ashtuquajtur SARS-nCoV-2, për herë të parë është zbuluar në Kinë, në dhjetor të vitit 2019.

Shumica e personave të infektuar me COVID-19 do të ndjejnë sëmundje respiratore të lehtë deri në të mesme pa asnjë lloj trajtimi të veçantë.

Personat më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike, siç janë problemet me zemrën, diabet, sëmundje kronike të mushkërive dhe tumore mund të hasin në fotografi klinike më të theksuar dhe më kritike.

Mënyra më e mirë të parandalohet, gjegjësisht të ulet transmetimi i virusit nga personi në person është përderisa informoheni në mënyrë të drejtë për mënyrat se si të mbroheni. Mbrohuni nga infektimi duke larë duart shpesh me sapun dhe ujë, më gjatë se 20 sekonda, dezinfektim i duarve kur nuk keni qasje në ujë dhe sapun, me mjete alkoolike për dezinfektim dhe mundohuni që të mos e prekni fytyrën me duar. Mbajtja e vetizolimit të rregullt është gjithashtu mënyrë e mirë për tu mbrojtur transmetimi i virusit, si dhe mbajtja e distancës sociale me personat e tjerë rreth jush.

COVID-19 fillimisht shpërndahet përmes pikave të pështymës ose sekretit nga hunda e personit të infektuar, kur ai të teshtin apo të kollitet. Prandaj është shumë me rëndësi ti zbatojmë rregullat e thjeshta dhe sjelljes së duhur, si për shembull të kollitemi apo teshtitemi në pecetë ose ta mbulojmë hundën dhe gojën me bërryl të kthyer.

Në këtë moment, nuk ekziston vaksinë specifike apo mënyrë për mjekim nga kjo sëmundje. Por, për momentin, në shumë laboratore dhe spitale po kryhen testime dhe studime klinike për ilaç eventual apo vaksinë.

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë