fbpx

Pergjegjesi sociale

Mundësimi i shërbimit të lartë shëndetësor me qëllim avancimin e shëndetit të njeriut është prioriteti ynë. Si kompani e kemi për qëllim që të kujdesemi dhe ta avancojmë shëndetin dhe cilësinë e jetës për të gjithë anëtarët e komunitetit në të cilin jemi pjesë, duke i përfshirë edhe të punësuarit tanë dhe familjet tona, klientët tanë dhe të gjitha anëtarët e tjerë të komunitetit.

 

Politika jonë për përgjegjësi shoqërore është drejtuar në më shumë segmente si:

– kujdes për mjedisin rrethues dhe mjedisin jetësor

– ndihmë në komunitet, me theks të veçantë për kategoritë e prekura të qytetarëve: fëmijë nga familje të varfra dhe familje të rrezikuara sociale dhe persona me nevoja të posaçme.

– promovim të sportit si parakusht për shëndet të mirë

Deri tani kemi bashkëpunim me disa shoqata dhe iniciativa, me të cilat realizojmë bashkëpunim dhe forma të ndryshme ndihme, ku përveç llojit tjetër të ndihmës, u mundësohen shërbime shëndetësore laboratorike pa pagesë për kategori të caktuara qytetarësh.

Besojmë se me këtë angazhim tonin për ndihmë të individëve, familjeve dhe grupeve të qytetarëve, japim kontribut ndaj përmirësimit dhe përforcimit të komunitetit në tërësi.

Përfitimet nga aktivitetet e përgjegjshme shoqërore i shikojmë në aktivitet e përditshme, jo vetëm në kompani në tërësi, por edhe tek të punësuarit, në nivel individual. Kudo është e njohur që për punë të suksesshme të një kompanie me rëndësi të veçantë janë të punësuarit e kënaqur dhe të motivuar, dhe të punësuarit tanë me entuziazëm të dukshëm marrin pjesë në aksione të ndryshme: ndihmojmë me donacione të veshjeve dhe ushqimit, dhurojnë gjak, marrin pjesë në gara dhe turne humanitare etj.

Edhe më tej do të kujdesemi dhe do të mbështesim aktivitete dhe evente me karakter humanitar, me më shumë partnerë me qëllim praktikën e aktiviteteve përgjegjëse shoqërore. Njëkohësisht, shpresojmë që iniciativat e tilla do të jenë motiv dhe frymëzim për një numër më të madh qytetarësh dhe institucionesh, me qëllim që të gjithë së bashku ta bëjmë komunitetin tonë vend më të mirë dhe më të bukur për të jetuar për secilin.

 

AKTIVITETE TË REALIZUARA NË KUADËR TË PROGRAMIT TONË PËR PËRGJEGJËSI SHOQËRORE

Tetor 2020

Laboratori Avicena ishte përsëri pjesë e aksionit humanitar më masiv “Ushqe 10.000″

Viti i tretë rradhëzi dhurojmë produkte ushqimore të destinuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Prill 2020

Donacion i Laboratorit Avicena – 5000 analiza laboratorike RT Rеаl-Time PCR pa pagesë për COVID-19

Si kompani e përgjegjshme – shoqërore, dhe në interes të mbrojtjes së shëndetit publik Laboratori Avicena u përfshi në donacionin e 5.000 analizave laboratorike RT Real Time-PCR pa pagesë për koronavirusin (COVID-19), projekt që realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shtëpinë e Shëndetit Shkup.

Testimet janë pa pagesë për qytetarët që regjistrohen paraprakisht ekskluzivisht nëpërmjet mjekut amë dhe nëpërmjet sistemit “Termini im”

Më datën 01.04.2020 ishte vënë në funksion punkti i parë nga një sërë punktesh për marrjen e mostrave në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit Shkup – Poliklinika Idadija (Mlin Ballkan).

Të gjitha mostrat e këtij punkti janë analizuar në Laboratorin Avicena dhe tërësisht në shpenzim të Laboratorit Avicena, në kushte që i plotësojnë në tërësi të gjitha normat dhe standardet botërore për këtë lloj testimi.

 

 

Dhjetor 2019

Donacion i veshjeve në bashkëpunim me “Projekti Lumturi”

Aksioni humanitar për dhurimin e veshjeve për familjet e rrezikuara sociale.

Nëntor 2019

Laboratori Avicena me donacion për “Shkollën e parë pa pagesë për muzikë, art dhe aftësi për fëmijët me mundësi më të vogla” – “Gitari Dirki i Svirki”

Projekti u mundëson fëmijëve me mundësi më të vogla, të marrin orë mësimi pa pagesë për art, fotografi, instrumente dhe aftësi të tjera.

Tetor 2019

 

“LOJËRA PA MASKË“ 2019 –  Festival ndërkombëtar inkluziv i dramës (edicioni i 6-të)

 

Në organizim zë Shoqatës qytetare „Botë e ndryshimeve, por e barazisë“, nga data 27-29 Nëntor 2019, do të mbahet edicioni i gjashtë i festivalit inkluziv të dramës, qëllimi i të cilit është përfshirja aktive e personave me aftësi të kufizuara në aktivitete të ndryshme, midis të cilave edhe vepra dramatike dhe evente muzikore – skenike. Si sponsor i këtij eventi, Laboratori Avicena përfshihet ndaj aktiviteteve dhe qëllimit të kësaj shoqërie, dhe ajo është ndihma në përforcimin e ndërgjegjes së qytetarëve për pranimin e personave me aftësi të kufizuara në mjedisin e tyre rrethues të drejtpërdrejtë dhe të përditshëm.

 

Shtator 2019

 

Bashkëpunim me Shoqatën për SM – Donacion për mbajtjen e ditëve kombëtare të SM         

 

Laboratori Avicena nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare për SM – shoqata kombëtare për ndihmë dhe mbështetje të personave me sklerozë multiple. Dëshira jonë është që t’i mbështesim dhe së bashku të marrim pjesë në aktivitetet për ndërgjegjësimin tek publiku dhe problematika në lidhje me SM. Të lidhur me diagnostikimin në kohë dhe trajtimin përkatës, mbështetje të pacientëve, edukim në lidhje me të drejtat e personave me SM dhe promovim të arritjeve të reja në mjekësi.

 

Gusht 2019

 

Donacion të Turneut Memorial në Futboll të vogël “Oliver Sokollov – Sokoll” 2019

 

Qershor 2019

 

Bashkëpunim me Shoqatën për zhvillim human-shoqëror „Projekti Lumturi“

 

Si pjesë e aktiviteteve tona për ndihmë në komunitet dhe mbështetje të kategorive qytetare të cilëve  u nevojitet ndihmë, Laboratori Avicena nënshkroi memorandum për Bashkëpunim me Shoqatën për zhvillim human-shoqëror “Projekti Lumturi”.

 

“Projekti Lumturi” është i fokusuar ndaj përmirësimit të cilësisë së jetesës për të gjithë fëmijët, që për arsye të ndryshme përballen me probleme të ndryshme në jetën e përditshme.

 

Bashkëpunimi midis Laboratorit Avicena dhe “Projekti Lumturi” do të mundësojë qasje të analizave të domosdoshme laboratorike, të nevojshme për mirëmbajtjen e gjendjes së mirë shëndetësore dhe intervenimin në rastet urgjente shëndetësore, të fëmijëve me status të rrezikut social.

 

Donacion në projektin “Shkolla e parë pa pagesë për muzikë, art dhe aftësi për fëmijët me mundësi më të vogla” – “Gitari Dirki i Svirki”

 

Maj 2019 

 

Donacion për stola për të ulur dhe kosha për mbeturinë në Tetovë

 

Dita botërore për mbrojtjen e mjedisit jetësor, 5 qershor, ka për qëllim ta ngrejë ndërgjegjen për mbrojtje të mjedisit ku jetojmë dhe të nxitë në marrjen e masave të ndryshme për mbrojtje. 

Në drejtimin e shënimit të kësaj dite, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Komunale të Qytetit të Tetovës, Laboratori Avicena dhuroi 60 kosha për mbeturina dhe 30 stola për të ulur, të vendosura në të gjithë qytetin e Tetovës.

E drejta për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm është  e drejtë qytetare themelore, respektimi i plotë dhe i vazhdueshëm i tij paraqet kusht për një shëndet më të mirë, cilësi më të mirë dhe jetë më të gjatë për qytetarët.

 

Prill 2019

 

Laboratori Avicena me pjesëmarrje në aksionin e madh ekologjik për pastrimin e Komunës Karposh

 

Të shtunë (13.04.2019) Laboratori Avicena morri pjesë në aksionin ekologjik më të madh deri tani për pastrim të Komunës Karposh.

Në këtë aksion të suksesshëm ekologjik në organizim të Komunës Karposh  morën pjesë më shumë subjekte të përgjegjshme shoqërore dhe kishte për qëllim ndërgjegjësimin për mjedisin rrethues përveç kujdesit vijues dhe të përditshëm për higjienën publike, sepse secili mban përgjegjësi për një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër.

 

Prill 2019

 

Laboratori Avicena me aksionin humanitar – 100 paketa analizash gjaku pa pagesë

 

Laboratori Avicena në bashkëpunim me klubin “Lions” Karposh e realizoi aksionin humanitar për 100 paketa analizash gjaku pa pagesë për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve dhe personave më të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuara nga Komuna Karposh.

Ky aksion ka për qëllim që të sigurojë mbrojtje shëndetësore dhe parandalim të qytetarëve që janë në rrezik social.

 

Prill 2019

 

Numër rekord pjesëmarrësesh në Garën e Femrave Avicena 2019

 

Tradicionalisht, më datën 31 mars 2019 (të diel) u mbajt edicioni i shtatë i GARËS SË FEMRAVE AVICENA 2019 – gara më e madhe dhe më argëtuese për gra në vend.

Edhe këtë vit kishte numër rekord të pjesëmarrëseve të regjistruara, mbi 2400, duke e thyer rekordin e vitit të kaluar dhe duke e vërtetuar popullaritetin e garës që rritet në mënyrë të vazhdueshme nga viti në vit.

 

Mars 2019

 

Laboratori Avicena me pjesëmarrje në garën humanitare “Run For Down”

 

Me ekipin e tij më të shumtë në numër, Laboratori Avicena morri pjesë dhe dha mbështetje për garën humanitare “Run For Down” të organizuar në nder të fëmijëve me Sindromën Down.

 

Mjetet e mbledhura monetare do të jepen për pajisjen plotësuese të Qendrës ditore për persona me Sindromën Down.

 

 

 

Dhjetor 2018

 

Laboratori Avicena e mbështeti idenë humane Down4U për hapjen e restorantit Umbrella

 

ISHP Laboratori Avicena e mbështeti idenë humane Down4U për hapjen e restorantit Umbrella, në të cilin punësohen persona me aftësi të kufizuara.

 

Dhjetor 2018 

 

Laboratori Avicena iu bashkua iniciativës humanitare “Bëhu edhe ti Babagjyshi i dikujt”

 

Laboratori Avicena iu bashkua iniciativës humanitare “Bëhu edhe ti Babagjyshi i dikujt, sepse festat janë për të gjithë”, të organizuar me qëllim që të plotësohen një pjesë e dëshirave për Vitin e Ri për fëmijët nga departamenti për onkologji dhe hematologji në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve, si edhe të sigurohen të gjitha lodrat e nevojshme për departamentin ku shkojnë për ushtrime fëmijët me autizëm të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

 

Dhjetor 2018

 

Laboratori Avicena sponsor i eventit humanitar “Ankand Çokollate – Spektër Çokollate“

 

Laboratori Avicena ishte sponsor i ankandit të çokollatës për këtë vit të titulluar “Spektër çokollate”

 

Të gjitha mjetet monetare të mbledhura nga ky event humanitar do të dhurohen për start të Qendrës së parë në rajon për autizëm në kuadër të Fondacionit Akademia STEM.

 

Shtator 2018

 

Laboratori Avicena pjesë e aksionit humanitar më masiv “Ushqe 10.000”

 

Laboratori Avicena në bashkëpunim me iniciativën “Lëviz me gisht” ishte pjesë e ngjarjes më masive dhuruese nën moton “Ushqe 10.000”. Ekipi i Laboratorit Avicena u përfshi në këtë iniciativë humane me dhurimin e produkteve ushqimore të destinuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.