fbpx

Si të përgatitemi ?

Për shumicën e shqyrtimeve laboratorike  të gjakut është e domosdoshme përgatitje që nënkupton marrje të mostrës (me stomak bosh) në mëngjes, 12 orë nga vakti i vundit. Kjo është e domosdoshme sepse konsumimi i ushqimit në periudhën para marrjes së gjakut çon në rritje të përqëndrimit të glukozës, kolesterolit, lipideve, proteinave, hekurit dhe metaboliteve të tjera.

Një ditë para analizave laboratorike:

– Duhet të konsumoni ushqim të lehtë (më mirë ushqim të zierë, jo të skuqur, jo në skarë); 

– Ushqimi të mos jetë i pasur me yndyra dhe sheqerna (majonez, djathë ose kaçkavall deleje, mish qengji ose derri, çokollata, biskota me shurup, torta);

– Vakti i fundit të mos jete në sasi të mëdha dhe të mos jetë më vonë se ora 18.00;

Para se të vini në laborator për marrjen e gjakut për përpunim të analizave:

– Duhet të jeni të uritur për 10 – 12 orë

– Nuk duhet të konsumoni asnjë lloj ushqimi, kafe, çaj alkool, cigare;

– Mund të pini ujë (sipas nevojës);

 

Para marrjes së gjakut

– Duhet të anashkalohet aktivitet fizik, sepse ndikon në zmadhimin e nivelit të enzimave individuale ( psh. CK dhe LDH ).

Para marrjes së gjakut do të mund të anashkalohet aktiviteti fizik, sepse ndikon në zmadhimin e nivelit të enzimave individuale (psh. CK dhe LDH).

Duhet të dihet se marrja e gjakut për prolaktin, kortizol, ACTH, kateholamine, duhet të kryhet në gjendje të relaksimit të plotë dhe çlodhjes (shtrirjes) nga 20 – 30 minuta. Këto janë hormone që tregojnë variacion të shprehur ditor, ajo ështëm kohë dhe profil për marrje të gjakut dhe shqyrtimin  e tyre duhet ta përcaktojë vetë mjeku.

Për pacientët që janë në terapi orale antikoagulante rekomandohet marrje e gjakut në orët e mëngjesit dhe marrje të terapisë së zakonshme pas marrjes së gjakut. Kjo vlen edhe për pacientët që janë në çfarë do lloj terapie kronike.

Që të fitohen rezultate të besueshme, në kontratë me mjekun Tuaj, marrja e gjakut duhet të kryhet pas ndërprerjes me terapinë dhe periudhën wash out (koha e domosdoshme që i gjithë medikamenti të hidhet nga organizmi dhe të prëcaktohen realisht vlera të reja bazore) – kjo veçanërisht sillet në terapinë me hekur, pereparate vitaminash, terapi hormonesh etj.

Për kontroll të urinës dhe/ose urinokulturë është e domosdoshme të merret, pas higjenës personale (tualet me ujë të ngrohtë dhe sapun), urina e parë e mëngjesit, (rrjedhja e mesme) në enë sterile dhe në afat së më të shkurtër të mudshëm të sillet në laborator. Nëse nuk jeni në mundësi të vini menjëherë, urina mund të vendoset në frigorifer kontrolli i mostrës nga urina duhet të kryhet jo më vonë se 2 orë nga marrja e saj, dhe maksimaalisht 4 orë nëse urina ruhet në frigorifer.

Për analiza gjatë të cilave përcaktohet urina 24h (gjithëditore) duhet të pini 6 deri 8 gota ujë (rreth 1.5 l). Urinën mundet ta mblidhni në shishe të pastër plastike (më mirë shishe uji). Mëngjezin e parë të mbledhjes së urinës, së pari zbrazeni komplet fshikëzën e urinës, HIDHENI atë urinë dhe shënoni kohën. Mblidhini të GJITHA mostrat e urinës gjatë ditës dhe natës në shishe plastike. Saktësisht 24 orë nga fillimi i mbledhjes, zbrazeni komplet fshikëzën e urinës dhe të gjithë urinën shtojeni në sasinë paraprake. Mostra e fundit e kompleton urinën tuaj 24 orëshe.

 

Testi për mbingarkesë me glukozë kryhet në laborator, në kohëzgjatje prej 120 – 180 minuta (në varësi nga protokolli që e kërkon mjeku Tuaj). Gjatë kohës së kryerjes së vetë testit pacienti duhet të shplodhet, nuk mund të hajë, pijë ose pijë duhan. Disa ditë para kryerjes së testit pacienti duhet të jetë në ushqim të baraspeshuar dhe nuk duhet të ekpsozohet në mundime më të mëdha fizike. Do të duhet të ndërpritet me konsum të medikamenteve individuale që ndikojnë në metabolizmin e glukozës (psh. kortikosteroidë), por vetëm me marrëveshje me mjekun.

 

Përgatitja e pacientëve për marrje të mostrës për shqyrtim mikrobiologjik është e një rëndësie të veçantë, sepse mundet në mënyrë të rëndësishme të ndikojë në rezutlatet nga shqyrtimi. Të gjitha mostrat duhet të merren para fillimit të terapisë së antibiotikut ose disa ditë (të paktën 48h) pas ndërprerjes të së njëjtës.

Urinokultura është analiza më e shpeshtë në mikrobiologjinë. Përgatitja për dhënie të urinës për urinokulturë është veçanërisht e rëndësishme tek gratë dhe fëmijët e vegjël. Është e nevojshme larje e gjenitaleve të jashtme me ujë të ngrohtë dhe sapun, kështu që rrjedhja shkon nga përpara drejt mbrapa. Pas saj lëkura të thahet pa lyerje të çfarë do lloj kremi. Përgatitja për dhënie të urinës për urinokulturë tek gratë gjithashtu nënkupton larje të gjenitaleve me ujë të ngrohtë dhe sapun. Veçanërisht vëmendje duhet të kushtohet tek fëmijët që të kthehet lëkura e perpuciumit dhe pas saj të lahet. Sepse rrjedhja e parë e urinës praktikisht i merr bakteret nga lëkura dhe flora bakteriale nga uretra, në enë sterile merret vetëm rrjedhje e mesme, ku është e mjaftueshme gota që mbushet deri një të tretën nga volumi i saj. Tek fëmijët gjithashtu është e dëshirueshme të sigurohen kushte që mund të lagen direkt në enë sterile, por nëse ajo është e mundur, gjithashtu duhet të bëhet higjienë e gjenitalive të jashtme, të vendoset qese dhe të kontrollohet kur fëmija ja urinuar. Atëherë duhet të hiqet qesja dhe të sillet në laborator.

Kur është e mundur, mostra e urinës duhet të merret në mëngjes, kështu që pacienti gjatë rrjedhës së natës nuk urinon para se të japë urinë. Duke patur parasysh atë që urina është shtresë e mirë ushqyese për zhvillim të baktereve duhet sa më shpejt të dorëzohet në laborator ose të rruhet në frigorifer derisa të çohet në laborator. Prëderisa higjena e gjenitaleve nuk është e kryer mirë ose nëse urina ka qendruar për kohë të gjatë në temperaturë dhome në kulturë do të shfaqen numër më i madh bakteresh të përziera nga flora e lëkurës, vaginës dhe zorrëve.

Për shyqrtim të pranisë së klamidia, mikoplazma ose ureaplazma në urinë është e nevojshme të jepet rrjedhja e parë (rrjedha e parë e mëngjesit) që zakonisht i mbledh qelizat epitele të uretrës në të cilat gjenden këto mikroorganizma. Kjo më shumë sillet bër burrat, sepse tek gratë për izolim të këtyre mikroorganizmave merret bris cervikal.

Gjatë dyshimit të uretitis qoftë të jetë i shkakëtuar nga baktere, klamidia, mikoplazma ose ureaplazma, konsiderohet bris uretral dhe ajo në mëngjes para urinimit, dhe nëse ajo është e mundur, atëherë kurdo qoftë gjatë rrjedhës së ditës, por kështu që midis urinimit të fundit dhe marrjes së brisit të kalojnë të paktën 2 orë.

Bris nga farinks (fyt) duhet të merret në mëngjes, para larjes së dhëmbëve të ushqimit dhe ujit. Përderisa duhet të merret gjatë ditës, është e nevojshme të kalojnë të paktën 2 h nga konsumi i fundit të ushqimit dhe pijeve.

Bris nga hunda duhet të merret para zbatimit të terapisë antibiotike dhe të paktën 3 – 4 orë nga shpëlarja e fundit (shfryrje) të hundës. Më së miri do të ishte për shqyrtim mikrobiologjik të mbledhë sekret nga hunda, veçanërisht nëse është e dendur dhe e ngjyrosur, sepse ajo flet për vijimin e infeksionit bakterial, ndryshe nga sekreti i tejdukshëm dhe i lagësht që zakonisht e shoqëron infeksionin virusal.

Gjatë marrjes së brisit nga fyti dhe hunda tek fëmijë, prindërit duhet ta mbajnë fëmijën në krahë, njëra dorë të vendoset mbi dy duart e tij, dhe tjetrën t’ia vendosin në ballë dhe kështu të shoqërohet koka derisa personi profesional i merr bris.

 

Kollitje (sputum) për analizë mikrobiologjike më së miri është të merret në mëngjes, para marrjes së ushqimit ose shpëlarjes së gojës me mjete dezifenktuese dhe sigurisht, para fillimit me terapinë antibiotike, goja paraprakisht shpëlahet me ujë të zakonshëm, që pështyhet dhe pas saj pacienti kollitet thellë sa më shumë kollitje në enë sterile. Në mënyrë paralele me analizën e sputumit duhet të bëhet edhe bris në zgavrën e gojës. Ekzistojnë kritere në bazën e së cilës kontrolli mikrobiologjik i mostrës nën mikroskop nxjerr përfundimin nëse mostra është adekuate, domethënë nëse në vend të sekretit nga bronket është dhënë pështymë, dhe mostër e tillë nuk mund të japë rezultat të dukshëm, dhe nuk do të duhet të shqyrtohet më tej.

 

Brise gjenitale

›          Brise vaginale dhe gjentale (Pacientja nuk do të duhet të ketë marrëdhënie seksuale 24 orë para marrjes së briseve).

›          Briset uretrale (Pacienti nuk duhet të urinojë të paktën 1-2 orë para marrjes së brisit)

 

Për spermokulturë pacienti para dhënies së mostrës së spermës duhet të urinojë.