Laboratori Avicena me sfidë për fëmijët më kreativë!

Me rastin e fillimit të vitit shkollor, Laboratori Avicena i thërret të gjithë fëmijët në moshë deri 10 vjet ta shëndrojnë kreativitetin e tyre në formë të vizatimit me temë „Kujdesem për shëndetin tim“. Duke filluar prej sot dhe deri të enjte 3 Shtator, fotografinë e vizatimit të fëmijës Tuaj e dërgoni nëpërmjet mesazhit (inbox) në faqen zyrtare të Laboratorit Avicena https://www.facebook.com/avicenalabmk

Të premte në 4 Shtator të gjitha fotografitë e dërguara do të publikohen në album. Fotografitë që nga 04.09 - 06.09. do të mbledhin më shumë like do të fitojnë dhurata të vlefshme (biçikletë, tabelë për vizatim, çanta dhe pajisje shkollore).

Emrat e fëmijëve më kreativë do të publikohen të hënën në 7 Shtator pas orës 12.00, dhe vizatimet e tyre do të ekspozohen në Këndin Fëminor.