Laboratori Avicena me pjesëmarrje në Kongresin e 5-të të Shoqatës maqedonase për nefrologji, dializë, transplantim dhe organe artificiale.

Nën organizimin e Shoqatës maqedonase për nefrologji, dializë, transplantim dhe organe artificiale nga 9-të deri 12-të Qershori në Akademinë maqedonase të shkencave dhe arteve (MANU), u mbajt kongresi i 5-të i Shoqatës dhe mbledhja e 6-të e grupit punues të pediatrisë nefrologjike Juglindore-europiane.

Laboratori Avicena morri pjesë me sportel të tij ekspozues ku ishin promovuar të gjitha testet bashkëkohore dhe metodat për diagnostifikim të sëmundjeve renale (të veshkave).

Kongresi ishte mbështetur nga ERA-EDTA ( Asociacioni europian renal- Asociacioni europian për dializë dhe transplantim) si edhe Asciacioni Internacional Nefrologjik përmes kursit KME “Diagnozë dhe trajtim të sëmundjes renale kronike (HBB) - të dhëna dhe rekomandime të reja”.

Në këtë eveniment akademik treditor morrën pjesë doktorë eminentë kombëtarë dhe internacionalë, profesorë nga Europa dhe bota. U diskutua për të gjitha risitë e rëndësishme nga praktika klinike nefrologjike dhe progresin në diagnozën dhe trajtimin e HBB, si edhe transplantimin e organeve si e drejtë universale për trajtmin më të mire të HBB.