Avicena me mbështetje të personave me sindromin Daun

Bota e shënoi ditën e personëve me Sindrom Daun, dhe 21 –marsi është përzgjedhur simbolikisht data për shkak të tre kopjeve të kromozomit të 21-të(trisomi) që janë të pranishme në qelizat e personave me këtë gjendje.

Qendra për Sindromin Daun me rastin e kësaj ditë filloi një fushatë me sloganin” Të gjithë jetojmë në të njëjtën botë”

Për Ditën botërore të sivjetshme të personëve me Sindromin Daun, ishin kushtuar rradhë ngjarjesh dhe aktivitete në temën që në Maqedoni akoma konsiderohet si tabu:” Shëndeti seksual dhe riprodhues të personave me sindromin Daun”. Me qëllin që të ngrihet ndërgjegjia për këtë temët ët rëndësishme “Trisomi 21-Shkup” u bashkua me organizatën joqeveitare “HERA” në fushë veprimin e së cilës janë edukimi shëndetësor dhe hulumtimi.

Avicena dha mbështetje për personat me Daun sindromin duke mundësuar ekzaminime falas në laborator.

Sindromi Daun është kromozomopati që shfaqet në 21 kromozom dhe tek personat me këtë sëmundje në vend të ketë dy ka tre kromozome. Sivjet pjesëmarrës i përbashkët të të gjithë vendeve që përfshihen në fushatë me rastin e Ditës botërore të Sindromit Daun është mbajtja e çorapave me ngjyra.

Personat me sindromin Daun duhet të jenë pranuar si pjesëmarrës të barabartë në shoqëri që janë të aftë ti kërkojnë të drejtat e tyre, të aftë për të jetuar një jetë e kuptimtë dhe të kontribuojnë drejt ndërtimit të një shoqërie të mbajtur inkluzive.