Me kënaqësi ju informojmë që Laboratori Avicena u përfshi në aksionin humanitar në organizim të “Projektit Lumturi”, për donacionin e veshjeve për familjet e rrezikuara sociale.
Laboratori Avicena si kompani e përgjegjshme shoqërore, i mbështet gjithmonë eventet e tilla, me dëshirën për t’i ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.