Laboratori Avicena me pjesëmarrje në Kongresin e shtatë të pediatërve të R. së Maqedonisë

Në periudhën nga data 25 – 28 Qershor 2019 në hotelin “Sirius” në Strumicë, u mbajt Kongresi i shtatë i pediatërve të R. së Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Mbledhja shkencore që e organizonte Shoqata e pediatërve të R. së Maqedonisë kishte për qëllim që t’i japë theks temave të ndryshme që janë të rëndësishme për pediatërit dhe për të gjithë ata që punojnë me popullatën e fëmijëve.

Programi shkencor përfshiu kompilim nga ligjërime, simpoziume, tavolina të rrumbullakëta, të dizajnuara që të zgjojnë interes si tek pediatërit, ashtu edhe tek mjekët e përgjithshëm me qëllim që të sigurohet mbrojtje shëndetësore cilësore për fëmijët.

Edhe në këtë Kongres Laboratori Avicena ishte i pranishëm me stendën e tyre ekspozuese ku ishin prezantuar testet dhe metodat më të reja diagnostikuese të drejtuara për parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme tek fëmijët.