Laboratori Avicena me fitimin e vendit të parë për prezantimin më të mirë poster për #LabQualityDays2019

Në periudhën nga data 03 - 06.10.2019 në Hotel Drim, Strugë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për cilësi në mjekësinë laboratorike në organizim të Shoqatës së Laborantëve Mjekësore, Qendra Klinike – Shkup.

Ky event ofroi program të pasur dhe të shumëllojshëm, të ndarë ndërmjet ligjërimeve të ftuara dhe seksioneve të ligjërimeve paralele me gojë dhe poster, si edhe demonstrime teknike dhe prezantime të lajmeve dhe risive më të reja nga mjekësia laboratorike.

Në këtë rast. Laboratori Avicena morri pjesëmarrje aktive me dy prezantime poster me temën “Distribucioni Gjenetik i llojeve me rrezik të lartë dhe rrezik të ulët të human papilloma virus tek gra në periudhën e riprodhimit” – Matilda Taneska dhe “Immunoglobulin G  - Marker për intolerancë ndaj ushqimit” – Natasha Dimiq. Prezantimi poster për kënaqësinë tonë ishte emëruar si më i miri për eventin e këtij viti.

Si edhe gjithmonë, shoqërimi dhe argëtimi ishin pjesë e pashmangshme edhe e këtij eventi.