Laboratori Avicena me pjesëmarrje në “SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR: PARANDALIMI, DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I KANCERIT CERVIKAL”

Laboratori Avicena morri pjesë në “SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR: PARANDALIMI, DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I KANCERIT CERVIKAL” që u mbajt më datën 10.05.2019 në hotelin Holiday Inn në Shkup

Në stendën ekspozuese të Laboratorit Avicena të gjithë të pranishmit kishin mundësinë që të njihen me testet më bashkëkohore me teknologjinë Multiplex real-time TOCE PCR për detektimin shumë të ndjeshëm dhe specifik molekular të gjenotipizimit të 19 llojeve me rrezik të lartë dhe 9 llojet me rrezik të ulët të virusit HPV (Human papillomavirus). Testet janë me kontroll të brendshëm të bazuar mbi detektimin e gjenit human β-globin, me çka eliminohet plotësisht mundësia për rezultate negative të rreme.

Përveç kësaj, të pranishmit në Simpozium kishin mundësinë që të informohen edhe për analizat e tjera bashkëkohore që punohen në Laboratorin Avicena, dhe që janë të rëndësishme për shëndetin e femrës që kanë për qëllim parandalimin, avancimin e shëndetit dhe diagnostikimin në kohë të sëmundjeve të gjendjeve të ndryshme.