Analiza të reja laboratorike në Laboratorin Avicena

Të nderuar,

Ju informojmë se në Laboratorin Avicena kanë filluar të përpunohen rregullisht këto analiza laboratorike:

KANDIDIAZË INVASIVE - INVASIVE CANDIDIASIS (CAGTA) VIRCLIA® IgG MONOTEST

Тesti është destinuar për detektim të Kandidës tek të sëmurët me imunitet të suprimuar, të sëmurë nën kujdes intensive, dhe me AIDS, pas terapisë me antibiotikë me spektër të gjerë etj. Ky test është unik në Maqedoni që e detekton kandidiazën invasive në gjak ose serum me metodë sensitive dhe specifike kimikolumiscente dhe mund të ndajë nëse bëhet fjalë për kandidiazë invasive apo kolonizim.Ndryshe nga metodat konvencionale ku për detektim janë të nevojshme 2 javë kjo metodë është me e shpejtë - koha e kryerjes është 24 orë.

HERPES SIMPLEX 1+2 VIRCLIA® IgM MONOTEST

Testi shërben për detektim të infeksionit primar me virusin herpes simplex (HSV). Në mënyrë mjekësore janë të rëndësishme dy lloje të HSV 1 dhe HSV 2. Shfaqja më e zakonshme e infektimit me HSV 1 është gingivostomatitis, konjuktivitis, keratiris, por janë të njohur edhe raste të faringjiteve të rënda dhe encefalite. HSV 2 është shkaku më i shpeshtë i ulçerave gjenitale në botën perëndimore dhe si pasojë jep meningjite pa mikrobe neonatale. Ky test me ndihmën e një metode shumë sensitive dhe specifike kimikolumiscente detekton antitrupa IgM edhe atëhere kur nuk ka asnjë ndryshim të dukshëm në mukozë.

PARVOVIRUS VIRCLIA® IgM MONOTEST

Testi e detekton dhe Parvovirus B19 që transmetohet mes njerëzve. 50% e popullsisë është e infektuar me këtë virus në fëmijëri si një sëmundje e butë me eritemë shpesh në faqet (e ashtuquajtura sëmundja e pestë). Parvovirus B19 tek të rriturit zakonisht manifestohet si artritis, pa puçëra. Komplikimi më i rëndësishëm i parvovirus B19 është shtatzënia. Sepse virusi e kalon placentën dhe e infekton fetusin, mund të shkaktojë hydropsi fetale dhe vdekje, veçanërisht në gjysmën e parë të shtatzënisë. Virusi transmetohet nga njeriu në njeri në një fazë të hershme, para fillimit të simptomave, Periudha e inkubacionit është 4-21 ditë. Parvovirus B19 nuk kultivohet dhe për këtë konfirmohet me metoda serologjike, herët në fazën akute të sëmundjes, dhe antitrupat Igm mund të detektohen 7-10 ditë nga momenti i infektimit dhe mund të mbeten të larta deri në 3 muaj pas infektimit. Ky test është shumë sensitiv dhe specifik dhe përdoren metoda kimikolumiscente për zbulimin e IgM antitrupave që në fazën e hershme akute të sëmundjes.

VARICELLA-ZOSTER VIRCLIA® IgM MONOTEST

Varicella zoster Virus i përket herpesviruseve dhe shkakton dy lloj sëmundjesh: fruth (li) tek fëmijët dhe adoleshentët dhe herpes zoster tek të rriturit. Variçela është një sëmundje febrile me ..... përgjithësuar vezikular, ku pas shërimit të virusit, virusi mund të mbetet i fshehur për dekada të tëra. Nëse ndodh një riaktivizim (sidomos tek persona me imunitet të kompromituar dhe të moshuar) lezionet janë të njëanshme dhe të lokalizuara në dermatome. Gjatë infeksionit primar simptomat shfaqen pas inkubacionit 10-21 ditë. Detektimi IgM është i domosdoshëm për ta konfirmuar variçelën, shpeshherë edhe tek herpes zoster. Metoda si kjo janë të bazuara në demonstrimin e glikoproteinave, janë sensitive veçanërisht tek pacientët e vaksinuar. Metodë shumë sensitive dhe specifike kimikolumiscente tek ky test i detekton antitrupat IgM para shfaqjes së puçrave (skuqjes/pezmatimit) karakteristikë e virusit.

Shënim: Тestet përpunohen nga serum ose plazma ku pas marrjes duhet të mbahen në një temperaturë 2-8 ℃ deri në 7 ditë. Mostrat hiperlipemike, të hemolizuara ose të kontaminuara nuk testohen.