Mbledhje e regullt profesionale të Shoqatës së mjekëvë për mjekësi të përgjithshme-mjekësi familjare në R.e Maqedonisë, nën organizimin e Avicenës.

Në ditën 06.12.2013 ( e premte ), me fillim në orën 12:30, ishte mbajtur Mbledhje profesioanle e Shoqatës së mjekëve për mjekësi të përgjithshme-mjekësi familjare të R.e Maqedonisë, nën organizimin e Avicenës.

Mbledhja u mbajt së Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori”-Shkup dhe në të njëjtin ishin mbajtur këto leksione.

1. Prof. Milena Petrovska, Instituti për mikrobiologji dhe parazitologji, Fakulteti i mjekësisë Shkup.

„Rëndësia e testit Pneumoslajd në diagnozën e infeksioneve respiratore-përvojë nga Instituti për mikrobiologji dhe parazitologji”

2. Dr. Branko Jaglikovski, spec.për biokimi mjekësore –Laboratori Avicena.

„Qasje ndaj interpretimit dhe avaulimit klinik të rezultateve nga analizat laboratorike në praktikën e përditshme.”

3. Dr.Ivanka Haxhi-Petrushevska Meloska, spec.mikrobiolog- Laboratori Avicena.

„Parametra për interes gjatë interpretimit të ekzaminimeve më të shpeshta mikrobiologjike- tregim të rasteve”

Pas mbarimit të pjesës punuese, shoqërimi vazhdoi me një koktel, organizuar nga Avicena, në hollin para sallës së kinemasë.

Kjo mbledhje paraqiste edhe një mundësi për shkëmbim të përvojave reciproke nga fusha e mjekësisë laboratorike, me qëllim përmirësimin e shëndetit të pacientëve tanë.