Si ta përgatisni fëmijën tuaj për vizitë në laborator?

Lexoni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që ta përgatisni fëmijën tuaj për vizitë në laborator.

 

1. QËNDRONI TË INFORMUAR


Para se të vini në laborator, informohuni për atë që mund t’ju shkaktojë shqetësim ose nuk e keni shumë të qartë. Me këtë, do të jeni të lehtësuar dhe të qetë. Nëse ju vetë jeni të shqetësuar, ka shumë gjasa që edhe fëmija juaj të shqetësohet.

 

2. CAKTONI PRITJE REALE


Një nga gjërat më të mira është që t’i thoni fëmijës tuaj se çfarë do të ndodhë me të vërtetë. Në vend që t’i thoni se marrja e gjakut nga gishti ose nga vena nuk do të dhembë aspak, nëse mosha e fëmijës është përkatëse, provoni t’i shpjegoni fëmijës se marrja e mostrës së gjakut zgjat shumë shkurt, dhimbja minimale kalon menjëherë dhe se gjatë të gjithë kohës do të qëndroni pranë tij. Pas marrjes së mostrës së gjakut, krenohuni lirisht për sjelljen e tij.

 

3. PLANIFIKOHENI KOHËN E VIZITËS


Planifikoheni vizitën kur fëmija juaj nuk është i lodhur dhe i uritur. Nëse është e nevojshme që testi të bëhet i uritur, bëjeni atë si gjënë e parë të ditës, dhe merrni me vete ndonjë meze që do t’ia jepni pas marrjes së mostrës së gjakut.

 

4. BISEDONI ME FËMIJËN TUAJ


Ju e njihni fëmijën tuaj më së miri. Bisedoni me të para se të vini në laborator. Mendoni ndonjë lojë në të cilën do të garoni se kush do të durojë të qëndrojë i qetë për një kohë më të gjatë. Mësojeni fëmijën që të marrë frymë thellë derisa numëroni deri në 3 dhe pastaj ta lëshojë atë. Ushtrimet me frymëmarrje do ta ndihmojnë fëmijën që të ketë kontroll mbi trupin e tij.

 

5. I’A TËRHIQNI VËMENDJEN 


Gjatë kohës së marrjes së gjakut, më mirë është që mendja dhe sytë e fëmijës të mos jenë të drejtuara drejt vetë bisturisë ose gjilpërës. Merrni ndonjë lodër nga mjedisi përreth ose ofroni që të shikojë tek filmi vizatimor.

 

 

Fëmijët gjithmonë fitojnë trajtim special dhe vëmendje të veçantë nga ekipi profesionist i Laboratorit Avicena. Këndi i fëmijëve tashmë i njohur që përbëhet nga pjesa e pranimit, pjesa e pritjes dhe hapësira e destinuar për marrjen e gjakut dhe materialit tjetër vetëm për fëmijë, është i pasuruar me përmbajtje të reja, i përshtatur ndaj nevojave të fëmijëve nga moshat më të ndryshme. Përveç asaj që mundësohet që fëmijët tuaj të mos kenë kontakt me pacientët e rritur në laboratorin tonë, qëndrimi i tyre që tani e tutje do të jetë më interesant dhe më argëtues.