Të nderuar,
Ju informojmë se më datën 28.09.2017, ISHP Laboratori Avicena në bashkëpunim me ISHP EMI MEDIKUS nga Kavadarci mbajti takim profesional në hotelin “Feni” - Kavadarci.
Theks i veçantë në takim i ishte dhënë analizave të reja dhe specifike që punohen aktualisht në Laboratorin Avicena dhe disponueshmëria e të njëjtave për doktorët dhe pacientët nga qyteti Kavadarci dhe rrethinat e tij, nëpërmjet bashkëpunimit me ISHP EMI MEDIKUS.
Ligjërimet u mbajtën në rendin e mëposhtëm:
› Laboratori Avicena - cilësia si prioritet i lartë dhe implementim i standardeve në praktikën laboratorike
Dr. Daniela Naunova Spiroska
› Funksione hepatike të analizave të lidhura me metabolizmin e lipideve dhe teste për intolerancë ndaj ushqimit
Dr. Branko Jaglikovski, specialist për biokimi mjekësore
› Analiza bashkëkohore mikrobiologjike si kusht për terapi të përshtatshme antimikrobike
Dr. Konstantin Icev, specialist për mikrobiologji dhe parazitologji
Takimi është i akredituar dhe i kategorizuar sipas rregullores së Dhomës së Mjekëve të R.M dhe MLD si takim profesional.
Kjo ngjarje në të cilën morën pjesë rreth 70 mjekë, ishte mundësi e shkëlqyer për njohjen e ndërsjelltë dhe shkëmbim të përvojave të përbashkëta.