Jo të gjitha testet të antitrupave janë të njëjta!

Ne kemi kënaqësinë t'ju informojmë se vetëm në Laboratorin Avicena kryen teste për të matur përqendrimin e antitrupave IgG neutralizues të virusit SARS-CoV-2 nga prodhuesi Siemens Healthineers. Virusi SARS-CoV-2 zakonisht stimulon përgjigjen imune duke prodhuar shumë antitrupa që veprojnë si një ushtri për të ndihmuar në luftën kundër virusit. Sidoqoftë, vetëm një nëngrup i vogël i këtyre antitrupave janë të aftë ta neutralizojnë, domethënë, një numër i vogël i këtyre antitrupave mund ta bllokojnë virusin dhe në këtë mënyrë të parandalojnë që ai të infektojë qelizat e tjera.

Antitrupat neutralizues ndaj SARS-CoV-2 janë thelbësore në luftën kundër COVID-19 sepse ato i mbrojnë qelizat nga infeksioni me virusin.

Këto antitrupa neutralizues zhvillohen ose si përgjigje ndaj infeksionit natyror ose si përgjigje e vaksinimit, dhe më pas lidhen për virusin dhe e parandalojnë infeksionin.

Testi i antitrupave SARS-CoV-2 IgG nga Siemens Healthineers, në mënyrë të dëshmuar i mat pikërisht këto antitrupa neutralizues dhe ofron informacion mbi përqendrimin e tyre të saktë.

Testi zhvillohet në një analizues imunitar plotësisht automatik Advia Centaur XP dhe ka një specifikë jashtëzakonisht të lartë prej 99.9%.

Për prenotimin e  të gjitha testeve për COVID-19, telefononi në numrat e mëposhtëm çdo ditë nga e hëna deri të shtunën nga ora 07:00 deri në orën 19:00:

📞 071/278-529    📞 078/218-731    📞 071/269-623     📞072/319-850  

Çmimi i testit: 1200 denarë