Test për morbilin (fruthi) në Laboratorin Avicen

MEASLES VIRCLIA® IgM dhe IgG MONOTEST ( MORBILLI - fruthi)

 

Fruthi ose morbili është sëmundje infektive viruse që më shpesh shfaqet tek fëmijë, me simptoma që shfaqen 10 -12 ditë pas kontaktit me person të sëmurë dhe zgjasin për 7 -10 ditë.

 

Vaksinimi parcial ose i pamjaftueshëm i zbatuar e vështirëson diagnostikimin klinik të kësaj sëmundjeje dhe tek kjo popullatë janë të mundshme epidemi të fruthit. Shenjat e para dhe simptomat janë temperaturë e rritur trupore nga 38 deri 40 °C, kollë, dhimbje koke, rraskapitje dhe etje, pas së cilës pason fazë katarrale me sekrecion të zmadhuar të hundës, lotim dhe sy të kuq. Puçrrat e para shfaqen në pjesën e kokës, dhe pastaj zgjerohen nëpër trup. Komplikimet shfaqen në 30% të rasteve dhe ajo në formë të bronkitit, pneumonisë, encefalit post-infektiv dhe panencefalit subakut sklerotik.

 

Titër më të lartë të antitrupave IgG ka 2 javë pas shfaqjes së puçrrave ose 4 javë pas vaksinimit. Ato zvogëlohen gjatë 6 muajve të ardhshëm, dhe pastaj titri qëndron stabil.

 

Titri i antitrupave IgM është më i lartë 10 ditë pas shfaqjes së puçrrave, zvogëlohet shpejt në periudhë prej 30 - 60 ditësh. Mostër për testim të antitrupave IgM duhet të merret në 3 javët e para.

 

Në panencefalitin subakut sklerotik antitrupat IgM nuk detektohen, dhe në fluidin e titrit të IgG është më i lartë se në serum.

 

Në Laboratorin Avicena, testi për fruthin ose morbilin - MEASLES VIRCLIA® IgM dhe IgG është test mbi bazë të metodës hemiluminishente për detektimin e antitrupave IgM dhe IgG që në fazën akute të sëmundjes dhe prandaj ka shumë ndjeshmëri dhe specificitet të lartë.

 

 

Çmimi i testit:

 

Morbilli virus IgG    750.00 den.

Morbilli virus IgM   750.00 den.

Morbilli virus IgG+IgM   1300.00 den.