Laboratori Avicena me pjesëmarrje në “ZMC 20 vjet ekzistencë” dhe simpozium me temë “Zhvillimi i kirurgjisë kardiovaskulare në 20 vitet e fundit”

Laboratori Avicena ishte pjesë e eventit “Zan Mitriv Clinic - 20 vjet ekzistencë“ dhe simpozium me temën “Zhvillimi i kirurgjisë kardiovaskulare në 20 vitet e fundit” që u mbajt më datën 01.03.2020 në hotelin Aleksandar Palace, Shkup.

Në këtë rast, Laboratori Avicena morri pjesë me stendë ekspozuese ku të gjithë të pranishmit kishin mundësinë që të njihen me testet më të reja diagnostikuese dhe me metodat e drejtuara për parandalim, avancim të shëndetit dhe diagnostikim në kohë të sëmundjeve të ndryshme.