Laboratori Avicena fitoi edhe një Çertifikatë ndërkombëtare për akreditim për kualitet dhe kompentencë të laboratoreve mjekësore konform standardit ISO 15189:2013

Laboratori Avicena e kaloi me sukses procesin e akreditimit dhe është një nga laboratoret e para në hapësirat tona i cili fitoi Çertifikatë për akreditim për kualitet dhe kompetencë të laboratoreve mjekësore konform standardit ISO 15189:2013.

Akreditimi i laboratorit specialistik diagnostik ishte zbatuar nga ana e Institutit për akreditim të Republikës së Maqedonisë, i cili është anëtar i ILAC (International Laboratory Accreditation Cooperation) dhe IAF (International Accreditation Forum) nga ana e Komisionit Ndërkombëtar.

Kjo paraqet edhe një vegël për vlerësim objektiv dhe kontroll e siguri plotësuese në saktësinë e analizave të përpunuara dhe rezultateve të dhëna, dhe me këtë Laboratori Avicena edhe një here vërtetoi se i përmbush kërkesat e parashikuara me standardet nacionale, europiane, dhe ndërkombëtare, dhe të gjitha kërkesat plotësuese, të nevojshme për kryerjen e veprimtarive specifike laboratorike.

Kontrolli i vazhdueshëm pë kualitetit është i një rëndësie fundamentale dhe procesi i punës është vazhdimisht në përputhje me standardet më të larta tekniko-teknologjike, administrative, si edhe laboratoriko-mjekësore .

Me kontrollin e brendshëm ekzistues për kualitet, kontrolli i rregullt i jashtëm mujor për kualitetit (EQAS), gjithmonë ekziston qasje serioze drejt procesit të punës, monitorimit dhe dokumentacionit të tij.

Me mirëmbajtjen e profesionalitetit dhe kualitetit në nivelin më të lartë, vizioni ynë është të mbetemi lider në praktikën klinike laboratorike si dhe partner aktiv i të gjithë institucioneve mjekësore në Republikën e Maqedonisë.