Risi dhe ekskluzivisht për të gjithë fëmijët në Laboratorin Avicena!

Të nderuar,

Me kënaqësi të veçantë Ju njoftojmë se prej sot në Laboratorin Avicena në kuadër të këndit për Fëmijë do të fillojë të përdoret hapësira e re e destinuar për marrje të gjakut dhe materialeve të tjetra vetëm për fëmijë. Me këtë mundësohet që fëmijët të mos kenë asnjë kontakt me pacientët e rritur në laboratorin tonë.

Hapësira për marrje të materialit dhe këndi për Fëmijë janë të pajisura në mënyrë përkatëse dhe të përshtatura për moshën dhe interesat e fëmijëve me mosha nga më të ndryshmet me çka qendrimi në laborator është i mbushur me argëtim, lojë dhe të qeshura.

Laboratori Avicena edhe më tej do të vazhdojë me vëmendje të veçantë të kujdeset për më të dashurit. Shpresojmë se në këtë mënyrë fëmijët Tuaj do të fitojnë pamje të re për vizitën në laboratorin tonë.

Me respekt, Laboratori Avicena