Zbritje prej 15% për të gjithë anëtarët e OJRA - Organizata Joqeveritare për Reumatizëm dhe Artritis

Të nderuar,

Ju informojmë se ISHP Laboratori Avicena nënshkroi kontratë për bashkëpunim me NORA - Organizata Joqeveritare për Reumatizëm dhe Artritis, me çka siguroi zbritje prej 15% për të gjithë anëtarët e organizatës.

Të drejtë për shfrytëzim të zbritjes kanë të gjithë anëtarët e organizatës që gjatë vizitës në Laboratorin Avicena do të paraqesin kartë anëtarësimi të lëshuar nga organizata. Zbritja sillet për të gjitha analizat që janë në ngarkesë të Fondit për sigurim shëndetësor.

NORA është organizatë qytetare, joqeveritare, jofitimprurëse e formuar me qëllim dhe mission, t’i përfaqësojë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe morale problemet e njerëzve me sëmundje reumatologjike dhe familjet e tyre, t’i aktualizojë problemet e tyre, të flasë për nevojat e tyre.

Laboratori Avicena u del gjithmonë në ndihmë nevojave dhe kërkesave të pacientëve, kështu edhe këtë herë, u mundua të bëhet pjesëmarrës aktiv në përmirësimin e kualitetit të mjekimit edhe të këtij grupi të madh njerzish të prekur me sëmundje reumatologjike.