Laboratori Avicena siguroi zbritje prej 15% për të gjithë anëtarët e qendrës burimore për prindër vetëushqyes “MINUS DHE PLUS”

Të nderuar,

Ju informojmë se Laboratori Avicena nënshkroi kontratë për bashkëpunim me qendrën burimore për prindër vetëushqyes “MINUS DHE PLUS” me atë u bë anëtar aktiv në Klubin e miqve. Me këtë Laboratori Avicena u mundëson të gjithë prindërve vetëushqyes dhe fëmijëve nga familje me një prind, zbritje prej 15% për përdorim të të gjitha shërbimeve në laborator.

Zbritja e lejuar do të jetë e mundësuar vetëm për ata prindër vetëushqyes dhe fëmijë nga familje me një prind që nëpërmjet qendrës burimore për prindër vetëushqyes “PLUS DHE MINUS” do të fitojnë kartë KLUB, që duhet të paraqitet gjatë vizitës në Laboratorin Avicena.

Qendra burimore për prindër vetëushqyes MINUS DHE PLUS është shoqata e pare e qytetarëve që punon në përmirësimin e statusit social të prindërve vetëushqyes dhe fëmijëve nga familjet me një prind. Bëhet fjalë për kategorinë e qytetarëve që janë në një numër të madh, dhe askush nuk i trajton në mënyrë më serioze problemet e tyre.