BABYТEST PLUS/ADVANCED

Testi më i kompletuar prenatal joinvasiv për detektimin e çrregullimeve kromozomale me analizë të ADN-së së fetusit nëpërmjet gjakut të nënës

Çfarë paraqet testi Babytest Plus/Advanced?

Testi BABYTEST Plus/Advanced është test prenatal joinvasiv për detektim të çrregullimeve më të shpeshta kromozomale tek fetusi. Ky test kryen analizë të ADN-së së fetusit, që gjendet në gjakun e nënës.

ADN-ja jonë i bart të gjitha informacionet gjenetike që janë të nevojshme për shëndet të mirë dhe zhvillim të rregullt. Ajo përbëhet në formë të 23 çifteve të kromozomeve në qelizat tona. Gjatë kohës së shtatzënisë, mund të shfaqen anomali kromozomale dhe të ndikojnë mbi zhvillimin dhe shëndetin e foshnjës.

Gjatë kohës së shtatzënisë, sasi të vogla të ADN-së së foshnjës kalojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut të nënës. Teknologjia e re mundëson izolim të kësaj ADN-je dhe sekuencionimin e plotë gjenomik të saj, që jep informacione për anomalitë eventuale kromozomale.

Test i sigurt dhe preciz, pa asnjë rrezik për nënën dhe fetusin!

Testimi prenatal konvencional për anomali kromozomale të fetusit përfshin testim të mostrës nga spazma korionike ose amniocentezë. Këto procedura janë shumë invasive dhe bartin rrezik të zmadhuar për nënën dhe për foshnjën.

Laboratori Avicena ju mundëson testim prenatal joinvasiv që ofron detektim të shpejtë dhe të saktë të anomalive më të shpeshta kromozomale.

Testi BABYTEST Plus/Advanced kryhet nëpërmjet mostrës individuale të gjakut nga nëna dhe ofron kombinim të teknologjisë më të re të sekuencionimit paralel masiv, në kombinim me raport të detajuar mjekësor.

Cilat çrregullime kromozomale detektohen me BАБЅТest Plus/Advanced?

►        Trisomia 21, e lidhur me sindromën Down.

►        Trisomia 18, e lidhur me sindromën Edwards

►        Trisomia 13, e lidhur me sindromën Patau

►        Trisomi për kromozomet 16 dhe 22, më shpesh të lidhura me aborte spontane, si edhe lloje të tjera më të rralla të aneuploidive, si ato të kromozomeve 9 dhe 15

►      Aneuploidi të kromozomeve gjinore

·         Sindromë Turner (prani të vetëm një kromozomi X)

·         Sindromë Klinefelter (XXY)

·         Sindromë e kromozomit të trefishtë Х

·         Polisomi X

BABYТest Plus/Advanced është testi më i kompletuar joinvasiv në treg që i analizon të gjitha 24 kromozomet njerëzore nga kariotipi njerëzor.Testi i vetëm që jep rezultate për trisomi të kromozomeve 16 dhe 22, më shpesh të lidhura me aborte spontane.

Çfarë do të thonë rezultatet nga BABYTest?

Rrezik i ulët ↓

Mundësi shumë e vogël për çrregullime kromozomale të fetusit nga çdo kromozom i analizuar.

Rrezik i lartë ↑

Mundësi e lartë për çrregullime kromozomale të fetusit në kromozomet e indikuara

Pse BABYTest?

PRECIZ – E detekton praninë e aneuploidive kromozomale me siguri të lartë.

I SIGURT – Pa asnjë rrezik për nënën ose foshnjën, sepse është e nevojshme vetëm një mostër gjaku nga nëna.

I BESUESHËM – Institut me mbi 20 vjet përvojë, pionierë në teknikat e sekuencionimit gjenetik.

KOMPLET – BabyTest i analizon të gjitha 24 kromozomet, dhe versioni Advanced identifikon në mënyrë plotësuese 10 mikrodelecione të lidhura me sindroma të njohura gjenetike

BABYTest Plus

Analizë të 24 kromozomeve

·         Përcaktim të gjinisë së fetusit

·         Trisomi të 21, 13, 18, 16, 22, 9, 15 dhe aneuploidi të kromozomeve gjinore

BabyTest Advanced

Analizë të 24 kromozomeve

·         Përcaktim të gjinisë së fetusit

·         Përcaktim plotësues të 10 mikrodelecioneve

·         Angelman Syndrome.

·         Prader-Willi Syndrome.

·         1p36 deletion.

·         Cri-du-chat Syndrome.

·         Wolf-Hirschhorn.

·        Jacobsen Syndrome.

·         Langer-Giedion Syndrome.

·         DiGeorge II Syndrome.

·         Phelan-McDermid Syndrome.

·         16p11.2-p12.2 deletion.

►                Plotësisht i sigurt për ju dhe foshnjën tuaj

►                Saktësi më e lartë e rezultateve

►                Është e nevojshme vetëm një marrje e vetme gjaku

►                Mundësi për testim të shtatzënisë me binjakë

►                Rezultate për 6-7 ditë pune

Kur duhet ta bëj BabyTest?

Testohet nga java e 10 – 20 e shtatzënisë

Si duhet ta bëj BabyTest?

Merret mostër (gjak vene) në Laboratorin Avicena

Rezultati bashkë me raport komplet mjekësor, fitohet për 6-7 ditë pune

CILI ËSHTË ÇMIMI I BABYTEST PLUS/ADVANCED?

BABYTEST Plus: 33.200,00 den

BABYTEST Advanced: 36.900,00 den

Testet BabyTest Plus/Advanced mund të paguhen në 3, 6, 9 dhe 12 këste pa interes.

Për të gjitha informacionet plotësuese, kontaktoni Laboratorin Avicena ose konsultohuni me gjinekologun tuaj.