Ngurtësimi (koagulimi) i gjakut
Ngurtësimi (koagulimi) i gjakut paraqet mekanizëm natyror dhe mbrojtës për organizmin nga gjakderdhja. Kur ekziston dëmtim i mureve të enëve të gjakut, ndodh ngjitja e pllakave të gjakut (trombocitet), fibrinë dhe aktivizim i shumë mekanizmave, qëllimi i të cilave është që të lindë një bllokues që do ta ndalojë gjakderdhjen.
Gjatë gjendjeve patologjike mund të lindë mbushja e tejmasë e trombociteve dhe fibrinës në pjesën e brendshme të enës së gjakut, që çon në çrregullim të qarkullimit të gjakut deri në ndërprerjen e saj për shkak të bllokimit të enës së gjakut me tromb. Kjo gjendje quhet trombozë. Trombet e tilla mund të lindin kudo – nga enët më të vogla të gjakut deri në enët e gjakut më të mëdha dhe të shkaktojnë nivel të ndryshëm dëmtimit, madje edhe vdekje.
Në organizmin e njeriut është i pranishëm edhe një sistem i kundërt i koagulimit, ai është mekanizmi i antikoagulimit. Midis sistemit të koagulimit dhe sistemit të antikoagulimit në organizëm mirëmbahet baraspeshë e vazhdueshme. Në atë mënyrë organizmi është i mbrojtur nga dy rreziqe shumë të mëdha nga qarkullimi i çrregullt i gjakut – gjakderdhja dhe tromboza.
Faktorët e rrezikut
Ekzistojnë gjendje të caktuara që e zmadhojnë rrezikun për lindjen e trombozës, siç janë: ndryshime në murin e enëve të gjakut, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje reumatike, inflamacione, sëmundje malinje, trauma, lindje, marrja e medikamenteve të caktuara, faktorë të trashëguar gjenetikë dhe gjendje të tjera.
Mjekimi
Në varësi të pamjes klinike dhe rëndësisë së sëmundjes, mjekimi kryhet në kushte shtëpiake ose spitalore, ekskluzivisht pas ekzaminimit dhe rekomandimit nga mjeku specialist.
COVID-19 dhe sistemi i koagulimit
Edhe pse nuk është e pazakonshme që infeksionet ta zmadhojnë rrezikun nga ngurtësimi, COVID-19 është i lidhur me një vëllim të paparë të çrregullimeve të lidhura me ngurtësimin e gjakut tek pacientë të sëmurë. Pacientët me COVID-19 përballen me anormalitete (çrregullime) serioze dhe ndonjëherë fatale të ngurtësimit të gjakut.
Studimet tregojnë se tek rreth 25% – madje edhe deri 70% – e pacientëve të sëmurë kritikë është vërtetuar tromboembolizëm venoz ose emboli e mushkërive.
Prandaj e një rëndësie kyçe është vlerësimit laboratorik rutinë, është që të kryhet edhe matja e parametrave nga sistemi i koagulimit në gjak, siç janë: analiza e gjakut (numri i trombociteve), D-dimer, PT – Koha protrombike, aPTT – Koha tromboplastike e aktivizuar parciale e të tjera.
D-dimerë
D-dimerët paraqesin fragmente, pjesë nga degradimi i fibrinës dhe detektimi i niveleve të larta janë shenjë se po aktivizohet sistemi për koagulim.
Nivelet normale të D-dimerëve tek persona të rritur të shëndetshëm janë 0,5 mg/L.
Nivelet e zmadhuara të D-dimerëve tek pacientë me COVID-19 shpesh është shenjë se ekziston rrezik nga formimi i trombeve, që mund të shpërndahen me qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë bllokim të ndonjë ene gjaku. Prandaj, pas kontrollit të kryer nga mjeku – specialist duhet të jepet terapi përkatëse dhe të trajtohet kjo gjendje.
Është shumë e rëndësishme që të përmendet se laboratorë të ndryshëm mund të përdorin instrumente të ndryshme, teknologji, vlera referente dhe teste të ndryshme për përcaktimin e D-dimerëve dhe prandaj duhet të kryhet krahasimi i rezultateve nga laboratorë të ndryshëm dhe të bëhet kujdes se në cilat njësi është e shprehur vlera e saj.