Analiza laboratorike tek COVID-19

Roli themelor i laboratorëve klinikë në këtë pandemi nuk është vetëm në testimet për detektim të vetë virusit, por edhe në çdo fazë të sëmundjes.

Ndjekje biokimike të pacientëve me COVID-19, nëpërmjet testimit diagnostikues in vitro është kyçe për vlerësimin e seriozitetit dhe progresionin e sëmundjes, si edhe për ndjekjen e trajtimit. Teste të caktuara laboratorike janë të lidhura me progresionin e papërshtatshëm të COVID-19, duke siguruar në mënyrë potenciale informacione të rëndësishme parashikuese.

Më poshtë është përfshirë lista e rekomanduar për testim të themeluar mbi literaturën aktuale (International Federation of Clinical laboratories IFCC) së bashku me anormalitetet kryesore laboratorike, tek pacientët e rritur me COVID-19.

Përveç testeve më të shpeshta laboratorike rutinë, dëshmitë e reja sugjerojnë se pacientët me  COVID-19 të rëndë mund të jenë të ekspozuar në rrezikun e sindromit të stuhisë së citokinave.

Testet për citokina, veçanërisht testi IL-6, duhet të përdoret ku është e mundur që të vlerësohet gjendja tek pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19.

ANALIZA LABORATORIKE

DEVIJIMET më të shpeshta tek COVID-19

Analiza komplete e gjakut

Numri i zmadhuar i neutrofileve (leukocitozë me neutrofili)

Numër i zvogëluar i limfociteve

Hemoglobinë e zvogëluar

Numër i zvogëluar i trombociteve

CRP (proteinë C-reaktive)

Zmadhim – marker për inflamacion

ASAT, ALAT

Zmadhim – enzima për funksionin e mëlçisë

LDH

Zmadhim – marker për mëlçinë ose kapjen multiorganike

Urea, Kreatininë

Zmadhim – markera për funksionin e veshkave

Bilirubinë e përgjithshme

Zmadhim – prekje e funksionit të mëlçisë

Albuminë

Zvogëlim– prekje e funksionit të mëlçisë

D-dimer

Zmadhim – shenjë për aktivizimin e sistemit për koagulim

PT, aPTT

Zmadhim – shenjë për aktivizimin e sistemit për koagulim

CRP

Zmadhim – marker për inflamacion

Ferritin

Zmadhim – marker për inflamacion

Interleukin 6 (IL-6)

Zmadhim – marker për inflamacion, parashikues i stuhisë së citokinave

Troponina e zemrës, CK-MB

Zmadhim – marker për dëmtimin e muskulit të zemrës

Analizat e gazrave

Për vlerësimin e oksigjenimit dhe përshtatjes së ventilimit

Shënim i rëndësishëm: Çdo rezultat laboratorik duhet të interpretohet në përputhje me pamjen klinike dhe gjetjen (rezultatet) nga metodat e tjera diagnostike.

Konsultohuni në mënyrë të obligueshme me mjekun tuaj në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore, me interpretimin e rezultateve, simptomat dhe trajtimin.

Pacientët me COVID-19 mund t’i bëjnë të gjitha analizat e nevojshme laboratorike gjatë mjekimit, në pjesën për COVID-19 që është e veçuar nga pjesa tjetër e laboratorit. Analizat kryhen vetëm me prenotimin paraprak në:

071/278-529 

078/218-731

071/269-623

072/319-850

Ky shërbim është i disponueshëm në këta laboratorë:

– Lagja Taftalixhe në Shkup (lokacioni 1), çdo ditë pune dhe të shtunë nga ora 07.00 deri në orën 19.00

– Tetovë (lokacioni 3), nga dita e hënë deri të premte nga ora 07.00-14.00, të shtunë nga ora 07.30-13.00.