fbpx

Si t’i përgatisni fëmijët tuaj për analiza laboratorike

Përgatitja e fëmijëve për analiza laboratorike mund të jetë një sfidë e vërtetë. Mundohuni që t’i shpjegoni në mënyrë të qetë dhe të kuptueshme fazat nëpër të cilat do të kalojë fëmija, duke i dhënë besim për praninë tuaj, si prind përkrah tij gjatë të gjithë procesit.

Në vijim lexoni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që ta përgatisni fëmijën tuaj për vizitë në laborator.

JINI TË INFORMUAR

Para se të vini në laborator, informohuni për gjithçka që do të mund t’ju shkaktojë shqetësim ose për atë çka nuk e keni mjaft  të qartë. Me këtë, ju do të jeni të qetë. Nëse ju vetë jenë të shqetësuar, ka shumë gjasa që edhe fëmija juaj të shqetësohet.

VENDOSNI PRITSHMËRI REALE

Një nga gjerat më të mira është që t’i thoni fëmijës se çfarë do të ndodhë me të vërtetë. Në vend që t’i thoni se marrja e gjakut nga gishti ose nga vena nuk do të dhembë aspak, nëse mosha e fëmijës është e përshtatshme, provoni t’i shpjegoni fëmijës se marrja e mostrës zgjat shumë shkurt, dhimbja minimale kalon menjëherë dhe se gjatë të gjithë kohës do të jeni me të. Para se të hyni në hapësirë, bisedoni për atë se kë do të shohë fëmijë (disa njerëz me uniformë) dhe çfarë do të bëjnë ata, që fëmija të ketë pritshmëri reale.

Nëse konsideroni se është e nevojshme, premtoni për ndonjë aktivitet të përbashkët zbavitës që mund ta bëni pas vizitës së laboratorit. Kështu, fëmija do të dijë çfarë të presë, dhe mendimi për aktivitetin, shpërblimin ose inkurajimi do ta detyrojë që të dojë të bashkëpunojë me personelin mjekësor.

Pas marrjes së mostrës, mburreni lirisht për sjelljen e tij.

PLANIFIKONI KOHËN E VIZITËS

Planifikoni vizitën kur fëmija juaj nuk është i lodhur dhe i uritur. Nëse është e nevojshme që të bëhet test në gjendje urie, bëjeni atë si gjënë e parë atë ditë, dhe merrni me vete ndonjë ushqim të lehtë që do t’ia ofroni pas marrjes së mostrës.

BISEDONI ME FËMIJËN TUAJ

Ju e njihni fëmijën tuaj më mirë nga të gjithë. Bisedoni me të para se të vini në laborator. Shpikni ndonjë lojë në të cilën do të garoni se kush do të qëndrojë i urtë sa më gjatë. Mësojeni fëmijën që të marrë frymë thellë deri sa të numërojë deri në 3 dhe pastaj ta lëshojë frymën. Ushtrimet me frymëmarrje do ta ndihmojnë fëmijën të ketë vetë kontroll mbi trupin e tij.

TËRHIQJANI VËMENDJEN

Gjatë kohës së marrjes së gjakut, më mirë është që mendimet dhe sytë të mos jenë të drejtuara drejt shiringës ose agës. Keni parasysh ndonjë fokusim alternativ, siç është shikimi i ndonjë libri interesant që ju e keni sjellë ose këndimi i këngës së preferuar. Merrni ndonjë lodër nga mjedisi përreth ose i ofroni që të shohë tek filmi vizatimor.

Edhe si tek të rriturit, po ashtu edhe tek fëmijët, regjimi i ushqimit 24 orë para vizitës së laboratorit është e një rëndësie thelbësore. Më shumicën e ekzaminimeve laboratorike të gjakut është e domosdoshme përgatitje që nënkupton marrjen e mostrës (me stomakun bosh) në mëngjes, 12 orë pas vaktit të fundit. Kjo është e domosdoshme sepse konsumimi i ushqimit në periudhën para marrjes së gjakut çon në rritjen e parametrave të caktuar biokimikë.

Një ditë para analizave laboratorike:

► Duhet të konsumohet ushqim i lehtë (më mirë ushqim i zierë, jo i fërguar);

► Ushqimi që mos jetë i mbingarkuar me yndyra dhe sheqerna;

► Vakti i fundit të mos jetë i vëllimshëm dhe jo më vonë se ora 19;

Fëmijët shpesh janë shumë energjikë dhe plot me jetë, dhe një pjesë e tyre merren edhe me sporte të caktuara. Megjithatë, rekomandohet që të anashkalohen sporte intensive një ditë para vizitës së laboratorit, sepse aktiviteti mund të ndikojë në rezultatet e enzimave individuale.