fbpx

7 fakte që duhet t’i dini për intolerancën ndaj laktozës

GJITHÇKA ËSHTË NË ENZIMAT

Trupi juaj prodhon enzimë që ashtuquajtur laktazë. Kur pini një gotë qumësht, laktaza ju ndihmon që ta shpërbëni sheqerin e qumështit laktozë në sheqerna më të thjeshta që absorbohen në rrjedhën tuaj të gjakut. Intoleranca ndaj laktozës shfaqet kur keni deficit  të laktazës.

DUHET TË KONSULTOHENI ME MJEKUN TUAJ

Disa sëmundje të stomakut kanë simptoma të ngjashme me simptomat e intolerancës ndaj laktozës. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë që ta përcaktoni shkakun për simptomat tuaja dhe se cilat ekzaminime duhet t’i kryheni.

JO ÇDOKUSH KA SIMPTOMA

Laktoza mund të prodhojë një spektër të gjerë të simptomave gastrointestinale. Këto simptoma përfshijnë fryerje, nauze, gazra, dhimbje abdominale dhe diarre. Megjithatë, mund të keni mungesë të laktazës dhe të mos keni asnjë shenjë.

ZAKONISHT SHFAQET NË MOSHË MË TË MADHE

Shumë pak foshnja lindin intolerante ndaj laktozës dhe duhet të pinë formulë pa laktozë në vend të qumështit të nënës. Megjithatë, shumica e njerëzve që janë intolerantë ndaj laktozës, e humbasin aftësinë që ta tretin qumështin diku pas lindjes. Zakonisht, kjo ndodh në moshën nga 2 deri 12 vjeç, edhe pse mund të mos përjetoni simptomat deri në adoleshencën e vonshme ose në moshë më të madhe.

NUK JENI TË VETËM

Deri 65% e njerëzve nëpër botë dhe 30 milionë Amerikanë kanë nivel të caktuar të intolerancës ndaj laktozës. Më shpesh shfaqet tek njerëzit prejardhja e të cilëve është aziatike, afrikane, spanjolle. Më pak e mundshme që të jenë intolerantë ndaj laktozës janë njerëzit nga Evropa veriore dhe ajo perëndimore.

INTOLERANCA NDAJ LAKTOZËS NUK ËSHTË ALERGI NDAJ QUMËSHT

Alergjia e qumështit është më e rrallë, por më e dëmshme se intoleranca e laktozës. Nëse jeni alergjikë ndaj qumështit, trupi juaj lufton me produktet e qumështit si të jetë sulmues i dëmshëm. Simptomat janë zakonisht më të rënda dhe mund të përfshijnë edhe frymëmarrje të vështirësuar, kruarje të syve, puçrra. Njerëzit me këtë alergji duhet të anashkalojnë tërësisht produkte qumështi.

NUK JANË TË NDALUARA TË GJITHA PRODUKTET E QUMËSHTIT

Për momentin në tregun tonë janë të disponueshme shumë produkte qumështi që në përbërjen e tyre nuk kanë laktozë. Produkte qumështi që kanë nivel më të ulët të laktozës dhe mund të treten në organizëm akoma më lehtë janë djathërat e fortë dhe të vjetër të stazhionuar (parmezan ose çedar) dhe jogurt. .

DIAGNOZA

Në ISHP Laboratorin Avicena përpunohet testi më bashkëkohor për testim gjenetik të intolerancës ndaj laktozës me metodën e hibridizimit të anasjelltë – PCR.

Testi kryhen identifikim të dy polimorfizmave të lokalizuara në intron 9 (С/Т13910) dhe 13 (G/A 22018) të gjenit MCM6, që janë të lidhura me perzistencën e aktivitetit të laktazës tek persona të rritur dhe fëmijë mbi 5 vjeç.

* Çmimi i testit: 2.690,00 den.