fbpx

Diabeti gestacional dhe test i ngarkesës së glukozës (oGTT) tek gra shtatzëna

Çfarë është diabeti gestacional?

Diabeti gestacional (ose diabeti i shtatzënisë) parqet lloj të veçantë diabeti që manifestohet me nivel të rritur të glukozës në gjak dhe për herë të parë shfaqet gjatë shtatzënisë. Zakonisht shfaqet në fazat më të vonshme të shtatzënisë, shpesh tek gra që nuk kanë pasur histori të diabetit.

Diabeti gestacional më shpesh shfaqet si pasojë e ndryshimeve hormonale gjatë kohës së shtatzënisë (më saktë për shkak të hormoneve që sekretohen nga placenta), që mund të krijojnë predispozitë për shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës. Insulina është hormon në qeliza specifike në pankreas dhe mundëson shfrytëzim efikas të glukozës si lëndë djegëse (energji). Kur niveli i insulinës është i ulët, ose trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase  – për shkak të rezistencës së insulinës, atëherë niveli i glukozës në gjak rritet.

Ndryshe nga llojet e tjerë të diabetit, diabeti gestacional nuk është i përhershëm. Në shumicën e rasteve, diabeti gestacional zhduket pas lindjes, por gratë që kanë diabet gestacional janë të ekspozuara ndaj rrezikut që ta shfaqin përsëri në shtatzëninë e radhës dhe të shfaqin lloj tjetër diabeti në të ardhmen.

Cilat janë simptomat e diabetit gestacional?

Pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk kanë simptoma të theksuara dhe të dukshme. Me këtë lloj diabeti, problemi është në atë që gruaja shtatzëna nuk i ve re këto simptoma ose i lidh me gjendje tjetër. Prej këtu, një numër i madh i diabetikëve gestacionalë mbeten të pa diagnostikuar.

Simptomat më të shpeshta tek diabeti gestacional janë:

► Etje e pazakonshme

► Urinim i shpeshtë dhe në sasi të madhe (ndryshe nga shtatzënia e hershme kur urinimi është i shpeshtë, por në sasi më të vogla)

► Lodhje e pazakonshme (që ndonjëherë është e vështirë që të dallohet nga lodhje e zakonshme e shtatzënisë)

► Nivel i rritur i glukozës në urinë i zbuluar gjatë testit rutinë të urinës

Cilat gra janë të ekspozuara ndaj rrezikut më të lartë për zhvillimin e diabetit gestacional?

Rrezik më të lartë për diabet gestacional kanë gra shtatzëna që:

 Kanë mbi 40 vjeç;

 Kanë hyrë në shtatzëni me peshë trupore të tejmasë ose që kanë fituar peshë të konsiderueshme (më shumë se pesha e rekomanduar) gjatë kohës së shtatzënisë;

 Vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut;

 Nëse paraprakisht kanë lindur fëmijë me peshë mbi 4kg;

 Kanë manifestuar diabet gestacional në shtatzëninë paraprake;

 Kanë persona diabetikë në familjen më të afërt;

 Kanë pasur aborte të shumëfishta, lindje të parakohshme;

Pse është e rëndësishme që të kryhet testi oGTT?

oGTT (Оral Glucose Tolerance Test) ose testi për tolerancën e glukozës ndihmon në diagnostikimin e diabetit gestacional – nivel të rritur të glukozës në gjak që shfaqet gjatë kohës së shtatzënisë.

Zakonisht, rekomandohet që gratë shtatzëna të bëjnë test midis javës së 24-të dhe 28-të të shtatzënisë. Testi mund të kryhet edhe më herët, nëse janë të pranishme shenje dhe simptoma të diabetit ose ekziston histori e diabetit gestacional në shtatzënitë paraprake, sigurisht në konsultim me mjekun.

Si kryhet testi оGTT dhe si të përgatiteni?

Para vizitës së laboratorit.

Disa ditë para kryerjes së testit pacienti duhet të jetë i ushqim të balancuar (konsum të moderuar të karbohidrateve) dhe nuk duhet të ekspozohet në lodhje të mëdha fizike. Duhet të ndërpresë marrjen e medikamenteve individuale që ndikojnë mbi metabolizmin e glukozës (psh. Kortikosteroidë, diuretikë), por vetëm në marrëveshje me mjekun. Testin e kryen me përgatitje paraprake që nënkupton uri për rreth 12 – 14 orë, para marrjes së mostrës së gjakut për ekzaminim.

Në laborator.

Testi i ngarkesës së glukozës kryhet në laboratori, në kohëzgjatjen nga 120 – 180 minuta. Gjatë kohës së kryerjes së vetë testit pacienti duhet të jetë në gjendje qetësie, nuk mund të hajë, të pijë, ose të pijë duhan.

Së pari merret mostra na gjaku venoz që të përcaktohet niveli i glukozës në serum në gjendje të uritur. Pasi do të merret niveli i glukozës në gjendje urie, pacientit i jepet të pijë tretje glukoze të përgatitur paraprakisht me përqendrim të njohur, dhe matet niveli i glukozës në gjak në intervale të caktuara kohore (pas 1 ore dhe pas 2 orësh) Për të gjithë kohën e kryerjes së testit, pacienti është e nevojshme që të jetë në gjendje të qetë dhe i ulur.

INFORMACION I RËNDËSISHËM

Për pacientët që testin e ngarkesës së glukozës në Laboratorin Avicena e kryejnë në barë të FSSHM, me rekomandim nga mjeku, është i nevojshëm prenotim paraprak në numrin e telefonit

? 3179 001 ose në sportelin e pranimit në laborator.

Testi kryhet nga dita e hënë deri ditën e premte në laboratorin në lagjen Taftalixhe.