fbpx

Informacion i rëndësishëm për prindërit e ardhshëm – NIPT VERAgene dhe VERACITY me përfshirje të zgjeruar!

Në Laboratorin Avicena gjithmonë synojmë t’u ofrojmë pacientëve analiza prenatale moderne, të sigurta dhe sa më të plota. Testet tona jo-invazive prenatale NIPT VERAgene dhe NIPT VERACITY janë ndër më të saktat për zbulimin e hershëm të çrregullimeve gjenetike tek bebet, krejtësisht të sigurta për nënën dhe fetusin.

Risi që e përmirëson përvojën prenatale:
Që nga tani, të dy testet janë zgjeruar me tre mikrodelesione shtesë:

  • Sindroma Prader-Willi
  • Sindroma Angelman
  • Sindroma Cri-du-chat

Këto mikrodelesione janë të rralla, por klinikisht të rëndësishme, dhe përfshirja e tyre u mundëson prindërve të ardhshëm një pasqyrë edhe më të plotë për shëndetin gjenetik të foshnjës.

Çmimi dhe të gjitha kushtet për testimin mbeten të pandryshuara.
Testimi kryhet lehtë, është i sigurt dhe realizohet nga një mostër gjaku venoz të nënës, me rezultate të shpejta dhe të sigurta.

Me këtë zgjerim, synimi ynë është të ofrojmë më shumë siguri, qetësi dhe mbështetje për çdo shtatzëni.

Për çdo informacion shtesë, ekipi ynë është i gatshëm t’ju ndihmojë.